Ndërron jetë qytetarja e respektuar nga Gjilani, Teuta R. Fazliu
Gjilan, 27 mars — Ka ndërruar jetë sot qytetarja e respektuar nga Gjilani, Teuta R. Fazliu, pas një sëmundjeje të rëndë.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se e ndjera do të kujtohet përherë për mirësinë, përkushtimin dhe dashurinë që ka ndarë me më të dashurit dhe me të gjithë ata që e kanë njohur.
Sipas njoftimit, varrimi i së ndjerës do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjilanit, në ora 15:00.
Njoftimi i plotë i familjes:
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot ndërroi jetë më e dashura jonë:
Teuta R. Fazliu
pas një sëmundjeje të rëndë.
Ajo do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, përkushtimin dhe dashurinë që ndau me familjen dhe të gjithë ata që e njohën.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjilanit, në ora 15:00.
E pikëlluar:
Familja Fazliu, Gjilan
