Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente
Drejtori Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, prit përfaqësuesit e KFOR-it Turk dhe KFOR-it amerikan, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fushën e menaxhimit të emergjencave.
Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për rolin dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, sfidat me të cilat përballet kjo drejtori, si dhe për situatat emergjente që kanë ndodhur.

Një fokus i veçantë iu kushtua rasteve të vërshimeve, zjarreve, si dhe emergjencave të tjera natyrore dhe aksidentale që kërkojnë reagim të shpejtë dhe të koordinuar institucional.
Drejtori prezantoi kapacitetet aktuale që kanë, përfshirë burimet njerëzore dhe logjistike, si dhe nevojat për avancim të mëtejmë në pajisje dhe trajnime profesionale.
Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë si KFOR-i, në rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente.
Përfaqësuesit e KFOR-it Turk dhe KFOR-it Amerikan shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet lokale, duke ofruar asistencë në trajnime, shkëmbim përvojash dhe përkrahje në raste emergjente.
Në përfundim të takimit, Drejtori i Drejtorisë z.Enver Shabani falënderoi KFOR-in Turk dhe KFOR-in Amerikan për takimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme në funksion të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe u dakorduan që bashkëpunimi ndërinstitucional të thellohet edhe më tej, me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe reagimit sa më efikas ndaj çdo situate emergjente.
