Friday 20 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Prof. dr. Baftijar Kryeziu – Jo Fitër por Vitër Bajrami

Lajm i trishtë për futbollin gjilanas – ndërron jetë ish-futbollisti Bujar Ramadani “Lalushi”

NPL Tregu – Gjilan: URIME FITËR BAJRAMI!

Nxënësit e katër shkollave përfitojnë nga programi “Drejt Malit” në Brezovicë

URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË GJILAN

Qeveria e Kosovës mbështet 37 specializantë nga Lugina e Preshevës

Gëzim, Paqe dhe Solidaritet – Urimi i Rektorit të UKZ-së, Artan Dërmaku për Fitër Bajramin

Aksion humanitar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajram

Franko Foda, selektor në qendër të vëmendjes: Kosova synon historinë për Botërorin 2026 ⚽

Pensionohet arsimtari Reshat Kryeziu pas 37 vitesh shërbim në arsim

 Shkruan: Prof. dr. Baftijar Kryeziu – Jo Fitër por Vitër Bajrami
Lajme

Shkruan: Prof. dr. Baftijar Kryeziu – Jo Fitër por Vitër Bajrami

20 March 2026 0 Comment 7 min read

AA

Ledi Shamku – Shkreli, të cilën bota shkencore (shqiptare) e njeh si një gjuhëtare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në Degën e Historisë së Gjuhës dhe Dialektologjisë dhe lektore në lëndën “Gjuhë shqipe e aplikuar”në Universitetin Evropian të Tiranës (UET), me një numër të madh publikimesh shkencore, Ditën e Festës së Bajramit (17 korrik 2015), në faqen e saj në “Facebook”, ani se i takon konfesionit të krishter – katolik, na tërhoqi vëmendjen përkitazi me përdorimin e fjalës fitër në vend të asaj vitër, fjalë të cilat, sigurisht, te shumë lexues, sikurse edhe tek unë, ka zgjuar interesimin për përdorimin e drejtë të saj.

Për ta shpjeguar përdorimin më të saktë e më të arsyeshëm të fjalës vitër në vend të fitër, ajo shkruan: “Shoh që e quajnë gjithkund Fiter Bajram. Më bën përshtypje kjo fjala e re Fiter. Është njëlloj si unë ta quaja Pashkën: Pascha ose Pasqua. Dhe jo me përshtatjen në shqip që i dha tradita kulturore e bashkësisë sime shqipfolëse: Pashkë e madje Pashkët (në shumës).

Shkruan: Prof. dr. Baftijar Kryeziu

Në shqip këtë festë e kemi quajtur Vitër e jo Fitër. Madje nga gjyshja ime kam pasë dëgju edhe një proverb që lidhej me emrin e kësaj feste: kur dikush i kthente një borxh apo kusur me lekë të vogla (10 lekësha, 30 lekësha), ajo thonte: M’i ke dhonë këto lekë si PARE VITRI”, shkruan Shamku në profilin e saj në “Facebook”.

“E pata pyet ç’don të thotë, e m’qe përgjigj që për festën e Bajramit (si kjo sotmja) e kemi për detyrë morale me çu grurë ose pare të holla te të vobektit (të varfrit). E kështu në fund të ditës së festës, këtij të vobektit i mblidhej një sasi ndihmash edhe në lekë, po ngaqë sekushi kish dhënë nga pak, shuma ishte në të shkoqura (siç thonë korçarët), apo në pare Vitri, siç i quajnë tironsit. Gëzuar pra VITËR BAJRAMIN, në emër të traditës sonë shqip!”, e mbyllte komentin e saj Shamku”.

Në disa areale shqiptare kjo festë quhet Bajrami i Madh (Fitër Bajrami), kurse Kurban Bajrami (festë për të cilën theren bagëti në shenjë sakrifice) e dëgjojmë të quhet edhe Bajrami i Vogël (e që ne i pëlqejmë (në shqip) si dy festa: Bajrami i Madh dhe Bajrami i Vogël).

Nga kureshtja që më zgjoi vërejtja e Ledit për përdorimin e fjalës fiter në vend të vitër, e për të qenë më i sigurt për atë që thotë autorja, shfletova fjalorë të ndryshëm. Nga gjithë këta fjalorë: “Fjalorth i ri” i Gazullit (Tiranë, 1941); “Fjalorth i ri” i Pano Tases (Tiranë, 1941); “Fjalor i gjuhës shqipe” (Grup autorësh, Tiranë, 1954); “Fjalor shqip-serbokroatisht” i Mikel Ndrecës (“Rilindja”, Prishtinë, 1976); “Fjalori i “Bashkimit” (“Rilindja”, Prishtinë, 1978); “Fjalorth i fjalëve të rralla” i Abdullah Zymberit (“Rilindja”, Prishtinë, 1979); “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (“Rilindja”, Prishtinë, 1981); “Fjalor fjalësh e shprehjesh popullore” (IAP, Prishtinë, 1982); “Fjalor fjalësh e shprehjesh të rralla” i Mikel Ndrecës (“Rilindja”, Prishtinë, 1986); “Fjalor i shqipes së sotme” (ASHSH – IGJL, “Toena”, Tiranë, 2002) shihet se asnjëra nga këto dy fjalë nuk kanë gjetur vend, si fjalë të huaja që janë. Këto dy fjalë nuk i ndeshëm as te “Rječnik stranih riječi” i Bratolub Klaiqit, Zagreb, 1978). I vetmi fjalor që ne patëm në dorë e që ka shënuar këto dy fjalë ishte fjalori “Turcizmi u srpskohrvatskom jeziku” i Abdullah Shkaliqit (Sarajevë, 1966), tek i cili, në faqen 641, kemi fjalën vitre, nga arabishtja, hyrë në gjuhën shqipe përmes turqishtes, me kuptimin e lëmoshës (sadakut), e bamirësisë për skamnorët.

Si fjalë të re nga fjalorët e gjuhës shqipe (si fitër,-ra f. sh -ra, -rat) e ka “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 2026, me këtë shpjegim: “Pagesë, në të holla apo ushqime a veshje, që sipas fesë islame u jepet të varfërve para faljes së Bajramit të Ramazanit. Imami i këshilloi besimtarët të jepnin fitrat. Fitër Bajrami Bajrami i Ramazanit”, por që, për përdorimin e fjalës FITËR në vend të fjalës VITËR, prapë kemi një lloj rezerve, kur shihet se ky Fjalor, ka edhe shpjegimin tjetër: “vit/ër,-i m. sh.-ra,-rat (përbri edhe fjalën Fitër). U dërguan (u dhanë) vitër për Bajram”.

Ç’është e vërteta, përbri fjalës vitre, Shkaliq ka shënuar edhe fjalën fitre (turqisht: sadakai-fitre; vitre (arab.), ku hetohet një desonorizim i frikatives v nistore të arabishtes në f të turqishtes, si edhe te shembulli avet (arab.) – afet (turq. “qenie mitologjike që i ngjason luanit” etj. Nga kjo del se që të dyja këto fjalë janë të huaja, nuk janë shqipe, por “në emër të traditës sonë shqip” – siç tërheq vëmendjen Shmaku, e kur dihet se për këtë festë mblidhen, jepen vitra e jo fitra, më drejt është të thuhet e shkruhet Vitër Bajrami sesa Fitër Bajrami, siç e dëgjojmë të thuhet dhe e ndeshim të shkruhet, sidomos me rastin e kësaj feste, e jo që vitër është fjalë shqipe e fitër jo.

Gjilan, 19 mars 2026

Share This:

Tags: Fiter bajrami Viter Bajrami
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Prof. dr. Baftijar Kryeziu – Jo

20 March 2026
Futboll

Lajm i trishtë për futbollin gjilanas –

19 March 2026
Lajme

NPL Tregu – Gjilan: URIME FITËR BAJRAMI!

19 March 2026
Lajme

Nxënësit e katër shkollave përfitojnë nga programi

19 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ambasada amerikane uron Fitër Bajramin

30 March 2025

Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes

Lajme

Kurti uron Fitër Bajramin: Qoftë ky muaj

30 March 2025

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët

Lajme

Pavarësisht kufizimeve, mijëra palestinezë falin Fitër Bajramin

10 April 2024

Mijëra besimtarë myslimanë palestinezë të mërkurën e kryen namazin e Fitër Bajramit në xhaminë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.