Haziri: Vota për Aktin e Luginës së Preshevës në Komitetin e Dhomës për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan është historike
Nënkryetari i LDK’së në nivel qëndorë, njëherit kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri e ka komentuar në rrjete sociale vendimet e dala njëherit zhvillimet e fundit në Komitetin e Dhomës për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, përkitazio me të Drejtat e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Sipas tij, Vota për Aktin e Luginës së Preshevës në Komitetin e Dhomës për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan është historike për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Kosovën Lindore.
“Jam krenar që në vitin 2013, bashkë me një grup deputetësh, e kam sponsorizuar Rezolutën e Kuvendit për të drejta politike për shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit, e cila është miratuar me unanimitet të plotë”, ka shkruar Haziri.
Ai ka faleminderuar të gjithëve që kanë punuar për jetësimin e këtij Akti në Komitetin e Dhomës për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, në veçanti botuesit të gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami.
“Vota për Aktin e Luginës së Preshevës korrespondoi me përvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare nga nahia jonë, Jonuz Musliu, për kontributin e të cilit i bëjmë homazh përgjithmonë!”, ka shtuar Haziri në postimin e tij në rrjete sociale.
