Gjilan: Gara e Enigmatëve dhe shënimi i 45-vjetorit të botimit të revistës për enigmatikë, “Horizonti” në kuadër të “Flakës së Janarit 2026”
Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”, në Gjilan do të zhvillohen aktivitete të veçanta në fushën e enigmatikës, të organizuara nga Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” – Gjilan.
Shoqata ka shpallur garat në sajimin e fjalëkryqit dhe anagramit, të cilat do të zhvillohen me korrespondencë.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 15 janar 2026. Ndërkohë, iakimi i enigmatëve do të mbahet më 31 janar 2026, duke filluar nga ora 12:00, në lokalet e Bibliotekës së Qytetit “Fan S.Noli”, në Gjilan.
Me atë rast do të organizohet edhe një tryezë kushtuar 45-vjetorit të daljes së revistës së enigmatëve “Horizonti” (1981–2026), një prej botimeve më jetëgjata të këtij profili në hapësirën shqiptare si dhe ekspozita me fotografi nga historiku 45-vjeçar i revistës “HORIZONTI”.

Gjatë atij takimi, Komisioni-Juria vlerësuese, do të bëjë edhe shpalljen e më të mirëve në garat për sajimin e fjalëkryqit dhe anagramit.
Organizatorët ftojnë të gjithë enigmatët, krijuesit dhe dashamirët e enigmatikës që të marrin pjesë në këto aktivitete kulturore, të cilat synojnë ruajtjen dhe zhvillimin e traditës enigmatike shqiptare.
Rexhep Hasani
