Voton Hamza: Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione
Ka votuar pak më parë kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai i ka ftuar qytetarët të votojnë sipas “bindjeve të tyre”.
Kreu i PDK-së ka thënë se pret që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë.
“Pres rezultat të mirë”, tha ai.
“Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione, të mos ketë vakum institucional dhe vendi të ecë përpara”, tha ai kur u pyet nëse pret formim të shpejt të institucioneve.
