Sunday 3 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Liria e shtypit në letër, por sfidë serioze në praktikë: gazetarët në Kosovë nën kërcënime

Gjilani fitues i turneut të veteranëve

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Drita një hap larg titullit: fitore “e artë” në udhëtim, kampionati në dorë

Altin Aliu bën heroin në frymën e fundit, Malisheva “rrëzon” Prishtinën në Hajvali

Vazhdojnë aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

“Kenan Halimi” fiton turneun tradicional në Zhegër, në nderim të Agim Ramadanit

Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – NJË LIBËR FANAR PËR JETËN DHE VEPRËN E NJË MUZIKOLOGU

Në Kamenicë mbahet Ora Letrare, shpallen fituesit e konkursit “Lulekuqet e Prillit 2026”

Përfundon misioni 27-vjeçar: IKSHPK përcjell në pension mikrobiologen Ajhane Sefiu, ish-drejtoreshën e QRSHP Gjilan

 Presidenti Begaj në Prishtinë: 50 vjet Akademi e Kosovës, 50 vjet dritë dhe qëndresë e dijes shqiptare
Futboll Sport

Presidenti Begaj në Prishtinë: 50 vjet Akademi e Kosovës, 50 vjet dritë dhe qëndresë e dijes shqiptare

10 December 2025 0 Comment 4 min read

AA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë këtë të mërkurë në Prishtinë në ceremoninë e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një institucion që ka shënuar gjysmëshekullin e kontributit shkencor e kombëtar.

“Sot kremtojmë rrugëtimin gjysmëshekullor të dijes, sakrificës dhe përkushtimit intelektual, qytetar dhe kombëtar. Festojmë jetën e një institucioni që lindi në kushte të vështira, por që u ngrit në lartësinë e institucioneve të tjera simotra të kombeve të zhvilluara”, u shpreh Presidenti Begaj në këtë përvjetor jubile.

Kreu i shtetit nderoi studiuesit dhe akademikët shqiptarë, të gjallë e të ndjerë, që me punë e sakrifica ruajtën idealin e dijes dhe i hapën rrugë zhvillimit shkencor.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë pranë elitës intelektuale të Kosovës në momentet më të vështira, ndërsa vlerësoi realitetin historik që po përjetojnë sot shqiptarët: “Pas shumë dekadave përpjekjesh, sakrificash dhe falë ndihmës së çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve evropianë, shqiptarët sot jetojnë një moment të paprecedent: kemi dy shtete shqiptare dhe dy akademi shkencore që i shërbejnë një kombi. Është hera e parë në historinë tonë që dija shqiptare mund të zhvillohet pa pengesa, në liri dhe në bashkëpunim.”

Ai nënvizoi se ky bashkëpunim u jep shqiptarëve siguri dhe forcë për të ecur përpara, “për t’u ngritur si komb përmes dijes, krijimtarisë dhe shpirtit”.

Duke vlerësuar arritjet e Akademisë së Kosovës dhe partneritetet e saj me qendra kërkimore në BE dhe SHBA, Presidenti Begaj tha se ky institucion ka përfaqësuar denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare dhe është bërë pjesë e komunitetit botëror të dijes. Ai vuri në dukje edhe rolin e Diasporës në projektet e ndërkombëtarizimit të Akademisë.

Presidenti rikujtoi edhe kushtet e vështira në të cilat kanë punuar akademikët e Kosovës për dekada të tëra: “Akademikët e Kosovës kanë punuar me atdhedashuri sublime, pasi kanë qenë në kushte të vështira, në censurë dhe të privuar nga mjetet më elementare të punës shkencore.”

Në mbyllje, Presidenti Begaj përcolli një mesazh të posaçëm për brezin e ri të studiuesve shqiptarë: “Brezi i ri duhet të bëhet gjenerata që e çon përpara idealin e dijes.

Ata duhet të kërkojnë më shumë, të studiojnë më thellë, të mos kënaqen me të lehtën, por të gjejnë forcën për t’iu përkushtuar dijes me seriozitet, me kureshtje dhe me shpirt. E ardhmja e kombit ndërtohet nga ata që besojnë se dija është mjeti më i fuqishëm i zhvillimit.”

Share This:

Tags: Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Liria e shtypit në letër, por sfidë

3 May 2026
Kulturë

“Puhi drite” nga Tirana ndriçon Zhegrën: Klejda

3 May 2026
Lajme

Gjilani fitues i turneut të veteranëve

3 May 2026
Lajme

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin

2 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Presidenti Begaj në Berat: Kuvendi i Sinjës,

24 July 2025

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ishte sot në qytetin e Beratit

Lajme

Begaj nga Shkupi: Integrimi i rajonit në

11 September 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në Procesin e Brdo

Lajme

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, takohet në

17 April 2023

Në një postim/njoftim në rrjete sociale, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka njoftuar se

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.