Saturday 10 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Comodita: Të hënën rifillon prodhimi, dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme, por kemi përgjegjësi ndaj

IKSHPK: Cilësia e ujit pas vërshimeve ndryshon në 7 rajone, në disa zona nuk rekomandohet

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat me postë

Gjilan: Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, nënkolonel Arben Avdyli – mirënjohje

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë buxhetin për vitin 2026 në shumën prej afër 42 milionë euro

Mbyllet numërimi i votave: LVV fiton 51.11 për qind, ja ndarja e mandateve në Kuvend

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.01.2026.) E Premte

Parashikimi i motit për të premten, 09 janar 2026

Gjilan: Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit

Dr. Kamberi: Shërbimi shtëpiak ofroi mijra shërbime cilësore dhe në kohë për pacientët në nevojë

 UKZ mirëpret partnerët evropianë në një ngjarje të ekselencës në arsim dhe inovacion CoVE STEM Europe në kuadër të projektit CoVE STEM Europe
Uncategorised

UKZ mirëpret partnerët evropianë në një ngjarje të ekselencës në arsim dhe inovacion CoVE STEM Europe në kuadër të projektit CoVE STEM Europe

19 November 2025 0 Comment 9 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka hapur sot zyrtarisht punimet e takimit të dytë të Menaxhimit të Projektit (TPM) të konsorciumit evropian CoVE STEM Europe, një prej nismave më të rëndësishme ndërkombëtare që synon ngritjen e qendrave të ekselencës në arsimimin profesional dhe teknologjik.

Ky takim tre-ditor, që zhvillohet nga 18 deri më 20 nëntor në Gjilan, ka mbledhur ekspertë kryesorë nga disa vende të Evropës, si Kosova, Holanda, Turqia, Suedia, Gjermania dhe Italia, të cilat përmes këtij bashkëpunimi do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira, si dhe të zhvillojnë kompetenca të përbashkëta që përputhen me nevojat e tregut të punës evropian.

Dita e parë e takimit u zhvillua duke hapur serinë e prezantimeve dhe punëtorive të rëndësishme për ecurinë e projektit.

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, mbajti fjalën hapëse duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rolin që UKZ po merr në hartën evropiane të arsimit profesional. “Është nder i madh për UKZ-në të jetë nikoqir i këtij takimi të rëndësishëm me partnerë të çmuar nga Evropa. Për ne, pjesëmarrja në projektin CoVE STEM Europe nënkupton shumë më tepër se një aktivitet akademik, është një mundësi për të vendosur UKZ-në dhe rajonin tonë në qendër të inovacionit, bashkëpunimit profesional dhe zhvillimit të kapaciteteve. Jemi të përkushtuar që të krijojmë një ambient ku studentët dhe mësimdhënësit tanë përfitojnë nga praktikat më të mira evropiane dhe nga partneritetet që i ndërtojmë sot. Gjilani, përmes UKZ-së, po bëhet adresë e ekselencës së re evropiane në arsim,” ka thanë Rektori Dërmaku në fjalën e tij.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, njëherësh Koordinatorit të Projektit CoVE STEM EUROPE, prezantoi realitetin, zhvillimet dhe vizionin e institucionit tonë, si dhe rolin që Kosova po ndërton në platformën evropiane të ekselencës profesionale.

Ai theksoi se pjesëmarrja e UKZ-sw në projektin CoVE STEM Europe është një dëshmi e qartë e ambicies së Kosovës për të qenë pjesë aktive e rrjetit evropian të inovacionit, arsimit profesional dhe zhvillimit teknologjik. Dekani thaqi tha se ne jemi një vend i ri, por me energji të jashtëzakonshme njerëzore dhe me një potencial që po rritet çdo vit, veçanërisht në fushat STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. “Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit dhe modernizimit të ofertës sonë akademike. Në këto vite kemi punuar me përkushtim për të krijuar programe të reja që i përgjigjen kërkesave të tregut të punës, zhvillimeve teknologjike dhe transformimit digjital që po ndodh në të gjitha sferat e shoqërisë”, ka thanë Dekani Prof. Dr. Xhevdet Thaqi.

Ai ka veçuar disa nga programet tona të reja, të cilat përfaqësojnë qartë drejtimin, si Programet e akredituara E-Qeverisja- një program studimi master që synon të përgatisë profesionistë për administratë moderne, transparente dhe të digjitalizuar; programi Matematikë Arsimore që synon forcimin në mësimdhënien dhe kompetencat pedagogjike në shkollat tona; themelimin e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara që është një hap i madh drejt konsolidimit të Shkencave të Natyrës dhe Teknologjisë në një strukturë të unifikuar akademike; krijimin e programit master Sisteme Kontrolli dhe Inteligjencë Artificiale që është një program modern, i orientuar drejt automatizimit, AI dhe proceseve industriale të së ardhmes; përshtatja e arsimit me transformimin digjital dhe nevojat e industrisë, një reformë kjo e vazhdueshme në kurrikula dhe infrastrukturë; programin Matematikë dhe STEM që aktualisht është në proces të akreditimit, për të krijuar një qendër të fortë akademike.

në fushat bazë shkencore; si dhe Inxhinieri në Elektro-Automatizim i cili do të jetë një program i ri me fokus në teknologjitë industriale, automatizimin dhe energjinë.

Ai ka shtuar se këto programe nuk janë vetëm diploma akademike, por ato përfaqësojnë orientimin tonë strategjik drejt një arsimi të cilësisë së lartë, të bazuar në nevojat reale të tregut të punës, industrisë dhe shoqërisë moderne. Në kontekstin e platformës evropiane të ekselencës profesionale, Dekani Thaqi ka thënë se roli i UKZ-së në CoVE STEM Europe është të kontribuojmë me përvojën tonë, të përfitojmë nga ekspertiza e partnerëve dhe të ndërtojmë ura të forta bashkëpunimi që do të sjellin transformim të qëndrueshëm në sistemin tonë arsimor.

Joan Vandehoek , Koordinatore e përgjithshme e Projekti, tha se CoVe STEM po ecën me ritëm solid dhe rezultatet janë inkurajuese. Ajo paraqiti përditësimet e WP1, duke analizuar progresin e konsorciumit dhe objektivat e ardhshme. “Jemi shumë të kënaqur me progresin e bërë deri më tani. Të gjitha partneritetet kanë treguar përkushtim të lartë dhe profesionalizëm. WP1, koordinimi i projektit, është boshti i punës sonë, dhe rezultatet paraprake tregojnë se projekti po ecën në drejtimin e duhur. Takime si ky në Gjilan na ndihmojnë të forcojmë dhe të ndërtojmë një strukturë pune të qëndrueshme, e cila garanton rezultate afatgjata dhe ndikim real në arsimin profesional evropian,” tha Joan.

Në vijim të takimit, udhëheqësja e WP2, Susanne Jakobs, udhëhoqi një sesion interaktiv ku të gjitha qendrat CoVE prezantuan planin e tyre të punës. Në fjalimin e saj ajo theksoi se qëllimi ynë përmes WP2 është të krijojmë një rrjet të harmonizuar të qendrave evropiane të ekselencës. “Secili prej jush sjell përvojë, kompetencë dhe kontekste unike, dhe pikërisht kjo shumëllojshmëri e bën projektin tonë kaq të fuqishëm. Prezantimet e sotme treguan se jemi në rrugën e duhur për të zhvilluar modele praktike, të zbatueshme dhe të qëndrueshme në të gjitha vendet partnere,” tha Susanne.

Prezantimet sollën ide dhe qasje të ndryshme, të cilat u vlerësuan nga të gjithë pjesëmarrësit.

Johan Stähl, Udhëheqës i WP3, tha se e ardhmja e arsimit profesional nuk ndërtohet vetëm në klasë, por ajo ndërtohet përmes mentorimit, angazhimit shoqëror, pjesëmarrjes aktive të punëdhënësve dhe krijimit të hapësirave ku nxënësit mund të eksplorojnë talentet e tyre. “WP3 fokusohet pikërisht në këtë, të krijojë ura mes arsimit, industrisë dhe komunitetit. Rezultatet që presim nga ky grup pune do të kenë ndikim afatgjatë në shumë prej sistemeve arsimore evropiane,” tha Johan.

Punëtoria u shoqërua me diskutime, shembuj praktik dhe planifikim bashkëpunues për aktivitetet e ardhshme. Takimi i dytë TPM në Gjilan që do të vazhdoj punimet edhe ditëve të ardhshme, po konsiderohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të bashkëpunimit arsimor në rajon këtë vit.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

9 January 2026
Lajme

Comodita: Të hënën rifillon prodhimi, dëmet nga

9 January 2026
Futboll

Futbollisti i FC Prishtina, Diar Halili huazohet

9 January 2026
Lajme

IKSHPK: Cilësia e ujit pas vërshimeve ndryshon

9 January 2026
RELATED Stories for you
Marketing Shpallje

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

9 January 2026

Sela Sh.P.K shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër unik: 810044868 Sela Sh.P.K

Lajme

Comodita: Të hënën rifillon prodhimi, dëmet nga

9 January 2026

Kompania Comodita Home ka njoftuar se nga dita e hënë do të rifillojë procesin

Futboll Sport

Futbollisti i FC Prishtina, Diar Halili huazohet

9 January 2026

Lojtari defansiv i Prishtinës, Diar Halili është huazuar me marrëvehsje të ndërsjellë te Klubi

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.