Tuesday 30 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Drejt përfundimit rruga “Hamdi Kurteshi”, investimi shumëmilionësh që i jep fund një problemi shumëvjeçar në

Tragjedi në Gjilan: 75-vjeçar humb jetën gjatë pastrimit të bunarit

Administrata e Gjilanit do të punojë edhe të shtunave për shkak të fluksit të bashkatdhetarëve

UKZ hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Bachelor për vitin akademik

Raportohet për vdekjen e një burri nga Kosova në bregdetin e Ulqinit

Rahimaj prezanton punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Parashikimi i motit për të hënën, 29 qershor 2026

Gjilan: Drejtori Kushtrim Ibrahimi sqaron rastin në Kuvendin e Gjilanit: “Nuk ka pasur konflikt fizik”

Gjilan: Kuvendi i Gjilanit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Përfundon segmenti i fundit rrugor Breznicë–Muhoc, hapet një perspektivë e re për Malësinë e Bujanocit

 Kosova para ndeshjes hisorike – Ish Presidentja Jahjaga veprim emocionues e motivues – foto me Rashicën
Sport

Kosova para ndeshjes hisorike – Ish Presidentja Jahjaga veprim emocionues e motivues – foto me Rashicën

13 November 2025 0 Comment 8 min read

AA

Jehona e entusiazmit kualifikues për botërorin e vitit të ardhshëm, USA-Mexico-Kanada 2026, ka marrë dhenë.

“Ethet” kualifikuese kanë ‘mbërthyer” mbarë opinionin Kosovarë e shqiptarë sportdashës e shumë më shumë se kaq.

Kudo flitet e komentohet momentumi i artë i pozicionimit aktual të Kosovës, gjegjësisht pozita e dytë në grupin B me 7 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u kaluar.

Një gjë është e qartë: Kosova gjendet në një pozitë historike kualifikuese, shumë më mirë se pjesa dërmuese e ekipeve përfaqësuese nga rajoni e më gjërë!

Madje Kosova gjendet në pozitë shumë më të volitshme edhe se Shqipëria e cila gjendet në prag të sigurimit të fazës së barazhit.

Shqipëria, sonte në 20:45 ndeshet me Andorën në udhëtim, një fitore ndaj së cilës do t’ia mundësonte komoditetin e madh të pres përfundimin e ndeshjes Angli – Serbi në Londër.

Në fakt, nëse Anglia do të shënonte fitore, Shqipëria me automatizëm do të fitonte ‘biletën’ e barazhit pasi në ndeshjen e fundit do të hynte me diferencë prej katër pikësh në raport me Serbinë në vendin e tretë.

Dhe, pavarësisht se ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Anglisë, diferenca me katër pikë do t’i pamundësonte Serbisë që ta arrinte në luftë për pozitën e dytë që dërgon në fazën e barazhit.

Rrjedhimisht Shqipëria duhet të shënoj fitore ndaj Andorës në udhëtim me doemos, pasi cdo rezultat tjetër do të mbante në lojë Serbinë për t’u kualifikuar nga pozita e dytë në xhiron e fundit.

Në anën tjetër, Kosova pothuajse ka siguruar barazhin nga pozita e dytë. Mjafton nje barazim nga dy ndeshje të radhës. Të premten në Lublanë ndaj Sllovenisë ose më 18 nëntor ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”

Ajo që është për t’u theksuar te plasmani i Kosovës në grupin B lidhet me faktin se skuadra e trajnerin Franco Foda, përvec befasisë që ka shkaktuar me 7 pikë të fituara nga katër ndeshje, ka pasur performanca të jashtëzakonshme ndaj Sllovenisë në Prishtinë dhe ndaj Suedisë dy herë: Në “Fadil Vokrri” (2:0) dhe në udhëtim në Stokholm (0:1).

 E pikërisht dy fitoret ndaj Suedisë e kanë bërë Kosovën favorite absolute për pozitën e dytë të barazhit.

Por kjo nuk është e tëra: Cuditërisht, Kosova ka mundësi të artë të kualifikohet edhe drejtpërdrejtë në botërorin 2026 në USA-Maxico-Kanada.

Për të arritur një gjë të tillë, e që do të ishte sensacioni më i madh në analet e historisë së kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit, nga viti i largët 1930 në Uruguai e deri më sot, Kosova duhet fillimisht të shënoj fitore ndaj Sllovenisë në Lublanë, me kusht që Zvicra të mos arrijë të fitoj ndaj Suedisë, por të humbas ose të luaj baraz.

Në atë rast Kosova me një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës  në “Fadil Vokrri”, qoftë edhe minimale, do të siguronte drejtpërdrejtë “biletën”, për t’i shkruar me shkronja të arta vetes pjesëmarrje fantastike në Kampionatin Botërorë 2026.

E një gjë e tillë, dikuj mund t’i duket ëndërr, por ëndërr më të qartë me këtë gjeneratë të artë, Kosova nuk ka pasur jo se jo, por as nuk do të ketë një kohë të gjatë.

Ndaj, djelmoshat fantastik të ekipit përfaqësues të Kosovës vërtetë duhet të mbështeteten masivisht, publikisht e emocionalisht pasi forma momentale e tyre është autentike dhe “ëndrra” është jetike.

Ndaj po flitet dhe diskutohet gjithandej, e me entusiazëm po mbështeten deri në pafundësi djelmoshat e drejtuar nga timonieri autoritativ, Franco Foda.

Në mesin e atyre që ka mbështetur, inkurajuar e përgëzuar djelmoshat është edhe ish presidentes Atifete Jahjaga, e cila pati një takim spontan me Milot Rashicën, fotografinë e të cilit takim e shpërndau për ta bërë virale.

“Sot u takova me njërin prej djemve tanë të artë, Milot Rashicen. U pajtuam për një gjë: Kosova s’ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhës, e deri tek kualifikimi për botëror.

Gjithmonë krenare me djemtë tanë dhe kombëtaren tonë!”, ka shkruar Jahjaga, në statusin e saj, krahas fotografisë së përbashkët me Rashicën.

Share This:

Tags: Atifete jahjaga Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Drejt përfundimit rruga “Hamdi Kurteshi”, investimi shumëmilionësh

30 June 2026
Futboll

Penalltitë vendosin gjithçka: Maroku eliminoi Holandën dhe

30 June 2026
Futboll

Paraguai bën senzacionin e Kupës së Botës,

30 June 2026
Futboll

Japonia pranë befasisë, por Brazili përmbys gjithçka

30 June 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Zyrtare: Ndeshja Izrael – Kosovë do të

22 June 2026

UEFA ka konfirmuar se ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e

Lajme

Profesoresha nga Gjilani – Kosova, dr. Milote

18 June 2026

Profesoresha nga Kosova, dr. Milote Sadiku, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Regensburgut

Lajme

Afër 60 mijë qytetarë kanë votuar deri

7 June 2026

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.