Wednesday 5 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale

Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që do të udhëheq me New Yorkun

Raportohet se zyrtari i BE-së u ther në Gjakovë, nga QKUK-ja thonë se gjendja e

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05. 11. 2025.) E mërkurë

VV-ja e mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

Mblidhet LVV, votohet mandatari për kryeministër

Avonet kërkon anulimin e vendimit për projektbuxhetin e vitit 2026

Lindin mbi 20 mijë fëmijë gjatë nëntë muajve në Kosovë

Spiropali do ta vizitojë Thaçin në Hagë

Parashikimi i motit për të hënën, 03 nëntor 2025

 Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që do të udhëheq me New Yorkun
Lajme

Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që do të udhëheq me New Yorkun

5 November 2025 0 Comment 6 min read

AA

Vetëm një vit më parë ishte pothuajse i panjohur, Zohran Mamdani tani është bërë kryetar i 111-të i bashkisë së New Yorkut.

Shumë njujorkezë ia pëlqejnë prejardhjen prej migrantit dhe parimet socialiste, por jo edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Qyteti më i madh në Shtetet e Bashkuara më 4 nëntor përfundoi votimin për zgjedhjet e kryetarit të bashkisë për vitin 2025, ku 34-vjeçari mposhti republikanin, Curtis Sliwa dhe kandidatin e pavarur, Andrew Cuomo, i cili u mbështet nga Trump dhe Elon Musk.

Kush është Zohran Kwame Mamdani?

Mamdani lindi më 8 tetor 1991 në Kampala, në Ugandë, me emrin Zohran Kwame Mamdani. Ai është musliman me prejardhje indiane. Nëna e tij, Mira Nair, është regjisore e njohur, ndërsa babai i tij, Mahmood Mamdani, është shkencëtar. Familja iu zhvendos përkohësisht nga Uganda në Afrikën e Jugut kur Zohran ishte pesëvjeçar.

Dy vjet më vonë ai arriti me familjen në New York. Ai e ka përshkruar fëmijërinë si “të privilegjuar”, por pranon se përvoja nuk ishte tipike për atë qytet. Ngjitja politike ka qenë e shpejtë. Ai u zgjodh në Asamblenë e shtetit të New Yorkut në vitin 2020.

Kur në muajin tetor të vitit 2024 shpalli kandidaturën për kryetar bashkie, shumë njerëz menduan se nuk kishte asnjë shans të afrohej me nominimin. Në fund, triumfi ndaj Cuomos ishte bindës – fitoi 56,4 për qind të votave. Mamdani është adhurues i hip-hopit dhe dikur ka performuar e prodhuar vetë muzikë në atë zhanër. Ai është tifoz i disa klubeve sportive, përfshirë ekipin e bejzbollit New York Mets, ekipin e futbollit amerikan New York Giants dhe klubin londinez të Arsenalit.

Cilat janë qëndrimet e tij politike?

Pjesërisht falë punës së mëparshme, kur ndihmonte të varfrit të shmangnin dëbimet e detyruara, strehimi i përballueshëm është bërë shtylla kryesore e fushatës së tij. Në metropolin që ka qiratë më të shtrenjta në botë – ku një apartament mesatar me tre dhoma kushton 8.500 dollarë në muaj (rreth 7.350 euro) – thirrjet për ngrirjen e qirave të banesave me qira të rregulluara, ndërtimin e më shumë banesave të përballueshme dhe kontroll më të rreptë mbi pronarët privatë kanë gjetur miratim te qytetarët.

Anëtarësimi tek grupi amerikan socialisto-demokrat e konfirmoi më tej bindjen e tij ideologjike. Ai propozon një taksë të unifikuar prej 2 për qind mbi të ardhurat mbi një milion dollarë në vit, rritje të taksës mbi fitimin, futjen e transportit publik falas me autobusë, pagë minimale prej 30 dollarësh në orë (në vend të 16,50 që është tani) dhe zgjerimin e kujdesit publik për fëmijët.

“Duhet të flisni në një gjuhë që të gjithë e kuptojnë dhe në të cilën mund të identifikohen”, tha Mamdani për të përjavshmen britanike The New Statesman.

“Dhe duhet të flisni për betejat që njerëzit i përballojnë çdo ditë. Partia Demokratike shpesh flet për demokracinë, por nëse nuk mund të përballoni të jetoni në qytetin që e quani tuajin – nuk keni kohë të shqetësoheni për vlerat”, deklaroi ai.

Pse është i rëndësishëm posti i kryetarit të bashkisë së New Yorkut?

Me pothuajse 8,5 milionë banorë dhe rreth 65 milionë vizitorë në vit, New Yorku është një qendër kulturore dhe financiare globale që përballet me sfida serioze në fushat e strehimit, transportit dhe financave publike. Kryetari i bashkisë ka në dispozicion një buxhet prej 116 miliardë dollarësh dhe gëzon kompetenca të gjera. Pas fitores së Mamdanit, përplasjet me Donald Trumpin – i cili është gjithashtu nga New Yorku – pothuajse me siguri do të bëhen një temë e vazhdueshme.

Trump e ka quajtur tashmë “i çmendur komunist” dhe “një katastrofë që mezi pret të ndodhë”. Mamdani, nga ana tjetër, ka thënë se do të përpiqet të bashkëpunojë me presidentin për të mirën e qytetit, por se nuk do të lejojë të frikësohet. Duke pasur parasysh se pikëpamjet e tyre politike janë diametralisht të kundërta, marrëdhënia midis presidentit dhe kryetarit të ri të bashkisë së New Yorkut mund të shndërrohen në një tjetër fushëbetejë të politikës amerikane. /Telegrafi/

Share This:

Tags: New York
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën

5 November 2025
Lajme

Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që

5 November 2025
Futboll

Zvicra publikon listën për ndeshjet e nëntorit,

5 November 2025
Futboll

Del Piero flet për Edon Zhegrovën: Një

5 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Të shtëna me armë në Times Square

9 August 2025

Tre persona u plagosën në një të shtënë në Times Square të Nju Jorkut.

Uncategorised

Sulm me armë në New York, katër

29 July 2025

Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është midis katër personave të vrarë

Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025

Komuniteti shqiptar në New York ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.