Tuesday 13 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DMSH E GJILANIT DHE SIOUX CITY, IOWA (SHBA), REALIZOJNË USHTRIM TË PËRBASHKËT SIMULUES “VËRSHIMET”

NPL “TREGU” Gjilan: Çdo ditë në terren për pastërtinë e qytetit këtë vjeshtë

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin Ismajli, një nga figurat e shquara të shëndetësisë

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Parashikimi i motit për të hënën, 12 tetor 2026

Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari Hyseni: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal

Tragjedi në Pogragjë: hetuesit dalin në vendin e ngjarjes

NPL TREGU SH.A. – Në mbështetje të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Gjykata cakton masën e paraburgimit një muaj të pandehurit V. R.

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan

 Nënshkruhet marrëveshja e parë shumëpalëshe ndëruniversitare në Kosovë
Lajme

Nënshkruhet marrëveshja e parë shumëpalëshe ndëruniversitare në Kosovë

29 September 2025 0 Comment 4 min read

AA

Universitetet publike të Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshjen e parë shumëpalëshe ndëruniversitare në nivel kombëtar, duke shënuar një moment historik për arsimin e lartë në vend.

Në këtë ngjarje me rëndësi të veçantë mori pjesë edhe Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua nga rektorët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan, Universitetit të Prishtinës, Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si dhe nga rektorja e Kolegjit Publik IBCM në Mitrovicë, në kuadër të Konferencës së fundit të Rektorëve të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë, parasheh bashkëpunim të gjerë mes universiteteve publike, duke përfshirë shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, organizimin e konferencave, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, krijimin e qendrave të ekselencës, si dhe aplikime të përbashkëta për fonde kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky bashkëpunim është frymëzuar nga parimet e digjitalizimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, me qëllim që universitetet kosovare të harmonizohen me praktikat më të avancuara të arsimit evropian dhe botëror.

Përmes kësaj marrëveshjeje, universitetet publike të Kosovës për herë të parë kanë vendosur të flasin me një zë të përbashkët, duke krijuar një aleancë kombëtare që synon të forcojë cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Në vizionin e saj, Konferenca e Rektorëve të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë ka qëllim që në të ardhmen e afërt një marrëveshje e tillë të zgjerohet edhe me universitetet motra anë e kënd botës universitare shqiptare.

Ky orientim synon që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike të Kosovës të marrë përmasa rajonale dhe ndërkombëtare, duke krijuar ura të reja lidhjeje me universitete shqiptare në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e diasporë, në mënyrë që të ndërtohet një hapësirë e përbashkët akademike kombëtare.

Po ashtu, në këtë konferencë u bë edhe rotacioni i udhëheqjes së Konferencës së Rektorëve. Rektori i Universitetit të Prishtinës,  Arben Hajrullahu, ia dorëzoi detyrën kryesuesit të ri, Mentor Alishanit nga Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit, ndërsa zëvendës kryesues u zgjodh Armand Krasniqi nga Universiteti “Haxhi Zeka” i Pejës.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

DMSH E GJILANIT DHE SIOUX CITY, IOWA

12 October 2026
Lajme

NPL “TREGU” Gjilan: Çdo ditë në terren

12 October 2026
Lajme

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin

12 October 2026
Lajme

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara

12 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ dhe OEK organizuan Forumin Ekonomik të

8 October 2026

Oda Ekonomike e Ekosoves dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizuan Forumin Ekonomik

Lajme

U mbajt takim informues me studentët e

6 October 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike organizoi takim orientues me studentët e vitit të parë, me

Lajme

UKZ mirëpriti studentët në fillimin e Vitit

1 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan hapi sot zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/2027,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.