
Vritet një person në Llapashticë të Podujevës, Policia jep detaje
Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Llapashticë të Komunës së Podujevë.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.
Sipas saj. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.
