Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen e ambasadave

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

 Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024
Lajme

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

2 August 2025 0 Comment 5 min read

AA

Në një kohë kur vdekjet nga aksidentet rrugore në Bashkimin Evropian kanë rënë me 3% në vitin 2024, ato vazhdojnë të jenë tragjedi të përditshme në zonat metropolitane.

Megjithatë, Helsinki ka regjistruar një arritje të jashtëzakonshme, asnjë vdekje në rrugë gjatë gjithë vitit

Në vitin 2023 në qytetet e BE-së ndodhën 7,807 vdekje në rrugë, me Berlinin që regjistroi 55 viktima dhe Brukselin nëntë.

Megjithëse Helsinki është një nga kryeqytetet më të vogla të BE-së, me rreth 690,000 banorë, zona metropolitane e tij ka një popullsi prej afro 1.5 milionësh, të cilët përdorin çdo ditë të gjitha mjetet e transportit publik dhe privat

Sipas Ronni Utriänen, inxhinier trafiku në Drejtorinë e Mjedisit Urban të qytetit, ky sukses është rezultat i një sërë faktorësh, por më i rëndësishmi është ulja e kufijve të shpejtësisë.

Ai citon të dhëna sipas të cilave rreziku i vdekjes së një këmbësori përgjysmohet nëse shpejtësia e makinës bie nga 40 në 30 km/h. Për këtë arsye, që prej vitit 2021, autoritetet vendosën kufizime më të ulëta shpejtësie në shumicën e zonave të banuara dhe në qendrën e qytetit.

Masat u mbështetën nga instalimi i 70 kamerave të reja për kontrollin e shpejtësisë dhe një strategji policimi që ndjek politikën kombëtare “Vizioni Zero”, e cila synon eliminimin e të gjitha vdekjeve dhe lëndimeve serioze në rrugë.

Sipas të dhënave nga Liikenneturva, agjencia kombëtare e sigurisë rrugore e Finlandës, vdekjet në rrugët e Helsinkit janë në rënie të vazhdueshme që prej fillimit të kësaj strategjie.

Një transformim urban përtej statistikave

Autoritetet e Helsinkit janë përpjekur gjatë pesë viteve të fundit të ripërsërisin “mrekullinë” e vitit 2019, kur për herë të parë nuk u regjistrua asnjë vdekje e këmbësorëve apo çiklistëve në rrugët e qytetit.

Sipas Utriänen, kjo arritje është rezultat i një strategjie afatgjatë zhvillimi urban, të mbështetur në të dhëna dhe dizajn inteligjent të hapësirave publike. Në shumë pjesë të qytetit, rrugët janë ngushtuar, janë mbjellë pemë dhe është krijuar një mjedis që nxit kujdes më të madh nga shoferët. Kjo ndjesi vizuale e kompleksitetit urban e bën më të vështirë lëvizjen me shpejtësi të lartë në zonat e banuara.

Në të njëjtën kohë, Helsinki ka investuar ndjeshëm në infrastrukturën për këmbësorë dhe çiklistë, duke ndërtuar një rrjet shtigjesh biçikletash prej mbi 1,500 kilometrash. Transporti publik është përforcuar me automjete pa karbon dhe është siguruar financim nga Banka Evropiane e Investimeve për ndërtimin e një linje të re tramvaji.

Statistikat flasin vetë

Utriänen tha se përmirësimet në infrastrukturë dhe planifikimin urban kanë ndihmuar në uljen e përdorimit të makinave, çka ka sjellë një rënie drastike të aksidenteve të rënda. Ndërmjet viteve 2003 dhe 2023, numri i lëndimeve në trafikun rrugor në qytet ra nga 727 në vetëm 14.

Model për Bashkimin Evropian

Suksesi i Helsinkit nuk ka kaluar pa u vënë re në Bruksel, ku Komisioni Evropian po bën presion mbi shtetet anëtare për të përmbushur objektivin e vendosur në vitin 2018: uljen me 50% të vdekjeve në rrugë deri në vitin 2030.

Komisioneri i Transportit, Apostolos Tzitzikostas, theksoi më herët këtë vit se shumica e vendeve anëtare nuk janë në rrugën e duhur për ta arritur këtë qëllim. Por modeli i Helsinkit tregon se me politika të zgjuara, veprim konkret dhe përkushtim të qëndrueshëm, vizioni për rrugë pa viktima është i realizueshëm.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen

4 November 2026
Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të

4 November 2026
Arte tjera

Arkivi i Kamenicës synon digjitalizimin e plotë

4 November 2026
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen

4 November 2026

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) është planifikuar të ketë buxhet prej

Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të

4 November 2026

Nga e hëna, qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik në shtatë qendrat rajonale

Arte tjera Kulturë

Arkivi i Kamenicës synon digjitalizimin e plotë

4 November 2026

KAMENICË – “Arkivat janë memoria e gjallë e qytetit tonë, dëshmia e identitetit dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.