
Mbahet dëgjimi buxhetor në Kamenicë
Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me qytetarët e Kamenicës.

Në këtë takim Drejtori i i Investimeve Kapitale, Blerim Murina ka paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces.

Banorët e Kamenicës më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve dhe pastrimin e lumit.
Ky dëgjim ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve me qytetarë të mbajtura për buxhetin.
