Saturday 19 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me nderime të larta u përcoll në banesën e fundit humanisti Avdullah Selishta

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

 Pas 21 vitesh punë pensionohet Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani
Lajme

Pas 21 vitesh punë pensionohet Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani

4 July 2025 0 Comment 6 min read

AA

Në një ceremoni përshëndetëse mes kolegëve e familjarëve pas 21 vitesh punë në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, sot është pensionuar Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.


Drektoresha e Buxhetit dhe Financave, Ardita Dërmaku, në fjalën e saj falënderoi zyrtarin Hashani duke përmendur kontributin dhe punën e tij të palodhshme në këtë drejtori.

“Pensionimi është një nga momentet më të veçanta në jetën e një personi, ku prej këtu fillon një rrugëtim i ri. Zyrtari Naser Hashani po e fillon këtë rrugëtim të ri pranë familjes, dhe ne i jemi shumë mirënjohës për punën dhe kontributin që ka dhënë gjatë këtyre viteve në institucion. Ka qenë bashkëpunues me secilin që i ka kërkuar ndihmë dhe u është përgjigjur me shumë pozitivitet. Andaj si në emër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa i uroj shëndet e jetë të gjate me familje”, ka thënë Drejtoresha Dërmaku.

Kryetari Kadri Rahimaj në fjalën e tij përshëndetëse tha se zyrtari Hashani është shembull që secili nga ne dëshiron ta përvetësoj për vete.

“Ne punën dhe angazhimin me Naserin e kemi ndarë tash 4 vite por, nganjëherë nuk duhet shumë angazhim që të kuptosh tjetrin se si është si karakter, si koleg dhe si bashkëpunëtor. Naseri për një periudhë kaq të gjatë me punën e ti ka arritur të sfidojë edhe auditorët si të jashtëm e të brendshëm, dhe ka qenë zyrtari i dytë kryesor pas kryetarit, Pra ka pasur një punë tejet të rëndësishme që me angazhimin e tij të palodhshëm ka treguar shembullin më të mirë të një punëtori”, ka thënë Kryetari Rahimaj duke shtuar se në shumë raste ka qenë edhe këshilldhënës.

“Punëtorët si Naseri i duhen një institucioni pasi që edhe në rastet kur ne mendonim se nuk kishte zgjidhje për ndonjë sfidë ai vinte me këshilla se si t’i trajtojmë problemet. Shpeshherë Naseri punonte më gjatë sesa orari që kishte duke lënë anash edhe familjen por tani që i uroj shëndet e t’i kompensoj ato kohë pranë familje”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

E në këtë ceremoni edhe zyrtari Selami Zylfiu në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë të zyrtarit Hashani, i kishte përgatitur një letër përshëndetëse me fjale tejet të çmuara.

“Gjatë këtyre viteve ke dhënë kotnribut të jashtëzakonshëm për institucionin. Angazhimi yt i vazhdueshem ka ndihmuar në ndërtimin, transformimin e një drejtorie me standarde të larta. Ke qenë punëtorë i shkëlqyeshëm, shok e njeri shumë i dashur. Tani që po e mbyll këtë kapitull të rëndësishëm uroj që këto ditë t’i kalosh me shëndet e pranë familjes”, ishin disa nga fjalët e shkruara në këtë letër.
Pas këtyre fjalimeve edhe zyrtar Naser Hashani i emocionuar falënderoi të gjithë për bashkëpunimin.

“Faleminderit shumë Kryetarit, Drejtoreshës, kolegëve të drejtorisë dhe të gjithë juve që keni bashkëpunuar me mua. Jam i nderuar nga të gjitha këto fjalë të mira që i thatë. Jam munduar që për periudhën 21 vjeçare sa kam qenë këtu të jap maksimumin nga vetja. Kemi pasur sfida e problem të ndryshme por me punë e angazhim i kemi kaluar. Unë kur jam punësuar dhe kam amrr aktemërimin kam qenë i ri, ndërsa dje kur mora vendimin për pensionim, e kuptova që me të vërtetë vitet kishin ikur shumë shpejt. Uroj që edhe ju të prisni këtë ditë”, është shprehur ai me shumë emocion.

Në shenjë falenderimi për punën e tij Drejtoresha Ardita Dërmaku i dhuroi një mirënjohje.

Share This:

Tags: Kamenicë
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Me nderime të larta u përcoll në

19 September 2026
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve

21 August 2026

Një delegacion nga Zvicra, i përbërë nga Dr. François Lefort, profesor HES dhe përgjegjës

Lajme

Kryesueset e Kuvendeve të Gjilanit dhe Kamenicës

19 May 2026

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, priti në takim homologen

Lajme

Kamenicë: Homazhe dhe vizita përkujtimore në Hogosht,

11 May 2026

Në shënim të 11 Majit 1999, Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.