
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel vendi
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Bajram Isufin, pritën fermerët e Gjilanit përfitues të subvencionimit për qumështin.

“Për herë të parë, të gjithë 45 fermerët që aplikuan për subvencionim, kanë përfituar dhe kanë nënshkruar kontratat e tyre”, tha Alban Hyseni.
Sipas tij ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel vendi – 10 cent për litër qumështi.



I pari i Gjilanit, shtoi se ky është një hap konkret drejt fuqizimit të bujqësisë dhe një model i mbështetjes së drejtë, transparente dhe gjithëpërfshirëse.
https://www.facebook.com/share/v/1BzdahvBt1
