Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

 Koci sërish proteston para Kuvendit: Ju lus, bojkotoni deputetët
Lajme

Koci sërish proteston para Kuvendit: Ju lus, bojkotoni deputetët

15 June 2025 0 Comment 3 min read

AA

Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se edhe sot do të protestojë para Kuvendit të Kosovës.

Ai, përmes një postimi në Facebook, u bëri lutje qytetarëve që të bojkotojnë deputetët e zgjedhur.

“E dimë paraprakisht: as sot, për të 32-tën herë, deputetët nuk do të merren vesh. Një tjetër ditë e humbur. Një tjetër dëshmi se shteti po shpërbëhet – jo prej ndonjë lufte, por prej inatit dhe papërgjegjësisë. Pa Parlament s’ka ligje, pa ligje s’ka rend, s’ka shtet. Ka vetëm zvarritje, kaos dhe heshtje. Qeveria është në detyrë, por pa kontroll. Vendimet mungojnë, llogaridhënia nuk ekziston, institucionet janë të ngrira – vendi i bllokuar. E gjithë kjo, sepse ata – thjesht – mund të sillen kështu. Po sillen kështu me neve, sepse ne po i lejojmë. Po munden. Po na manipulojnë. Dhe ne po heshtim. Nuk ka më justifikime. Është koha të jemi më aktivë, më të vetëdijshëm, më të zëshëm. Sepse nëse nuk e marrim ne situatën në dorë, ata nuk do të bëjnë asgjë për ta zgjidhur”.

“Sot, së paku – një hap simbolik: t’i përcjellim me emër e mbiemër. Të dimë qartë: a janë në seancë, apo në ndonjë resort pushimi? T’ua prishim këtë të diel, sepse ata po na e prishin jetën. Na kanë uzurpuar të ardhmen. Unë ndërkohë – po përgatitem. Sepse do të vijë protesta e madhe. Në takimin e 50-të të deputetëve – do të jem aty. Atëherë, askush nuk do të mund të fshihet më. As pas dyerve të Kuvendit, as pas fjalëve boshe që s’thonë asgjë. Sepse mjaft kemi pritur. Mjaft kemi heshtur. Tani – është koha për veprim. Për ndëshkim moral. Për përgjegjësi politike. Deri atëherë, deri në herën e 50-të, le të ekspozohen në marre, në dështim, në heshtje, në ikje nga përgjegjësia”, ka shkruar Koci.

“Prandaj, nëse doni me i ndalë, filloni prej vetes: ju lus – bojkotoni deputetët. Mos i dëgjoni. Mos i trajtoni si përfaqësues. Trajtoni si pazargjinj të vegjël, me madate të mëdha. Sepse derisa nuk e formojnë Parlamentin – nuk përfaqësojnë askënd. As ju. As mua. As Kosovën. Heshtja e jonë – fuqia e tyre”.

Ndër të tjera, avokati thotë se kjo situatë i konvenon vetëm një grupi: ‘armiqve tanë’.

Share This:

Tags: Arianit Koci
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Ekonomi

I pari i futbollit në botë uron

5 February 2026
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Koci: Zgjidhje ka – vetëm duhet me

6 July 2025

Avokati Arianit Koci ka theksuar se të gjithë akterët politikë pajtohen se gjendja aktuale

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.