Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

 Mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale, KQZ-ja i kërkon qeverisë buxhet shtesë
Lajme

Mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale, KQZ-ja i kërkon qeverisë buxhet shtesë

14 June 2025 0 Comment 7 min read

AA

Shuma e buxhetit, që Komisioni Qendror Zgjedhor planifikon ta shpenzojë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, është mbi 16 milionë euro.

Në mbledhjen e së premtes, po ashtu, është vendosur për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve, ku një subjekt ka të drejtë të shpenzojë deri në 2 euro për çdo votues të regjistruar në komunën përkatëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar të premten planin e buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat mbahen më 12 tetor.

Buxheti i aprovuar, i cili i parasheh të dyja raundet për kryetarë komunash,  kap vlerën prej 16 milionë e 126 mijë e 364 euro. KQZ-ja do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës 6 milionë e 468 mijë e 412 euro. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve planifikohen për trupat zgjedhore, që do të angazhohen në zgjedhjet, sikurse janë komisionerët dhe stafi tjetër përcjellës, në vlerë prej mbi 7 milionë euro.

KQZ-ja, po ashtu, mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike, të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik, në komunën ku do të marrë pjesë në zgjedhje, ka të drejtë t’i shpenzojë deri në 2 euro për çdo votues të regjistruar në atë komunë.

“Janë kalkuluar për më shumë se 10 mijë votues, kufizimi i shpenzimeve vlen një euro për votues, ndërsa deri në 10 mijë votues është një euro e 50 centë, pra vlera totale është 2 milionë e 99 mijë, 767. Kufizimi i shpenzimeve vlen për ato subjekte politike, që certifikohen për ato komuna përkatëse dhe në ato komuna, ato nuk mund t’i tejkalojnë shpenzimet e fushatës”, ka thënë Besnik Buzhala – drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar.

Paraprakisht, anëtarë të KQZ-së e kërkuan rishikimin e vendimit, që i përcaktonte 1.5 euro shpenzimet për çdo votues.

“Në zgjedhjet parlamentare numri i kandidatëve është më i vogël, por në zgjedhje lokale janë tetë fish më shumë, andaj edhe duhet të rishikohet kjo pjesa e shpenzimeve, që të jenë transparente dhe mos ta ngufasim shpenzimet, ku me një përllogaritje të thjesht del se 20 euro është në ditë niveli i shpenzimeve të lejuara për një kandidat, minimumi nja 5 euro i shkojnë shpenzime të veta atij”, ka theksuar Alban Krasniqi i LVV-së.

“Ne nuk guxojmë që me kufizimet tona, të bëjmë një ngufatje të shpenzimeve të subjekteve politike, apo kandidat të caktuar, të bëjnë veprime tjera ndoshta të jashtëligjshme, dhe pastaj t’i ikim deklarimit. Prandaj, nuk guxojmë t’i ngufasim kaq shumë, sepse një periudhë 4 mujore është e gjatë që subjektet politike të shërbehen vetëm me një euro, pra është fakt që ose duhet të rritet ose kjo shumë duhet të mbetet vetëm për periudhën 30 ditore”, ka deklaruar Ilir Gashi (PDK).

E, Muharrem Nitaj nga AAK-ja tha se shuma prej një euro apo një euro e gjysmë është qesharake në kohën, që dihet se sa e kushtueshme është një fushatë për partitë politike.

“Nëse vendosim një euro, i detyrojmë partitë politike të krijojnë sistem paralele të fushatave të tyre,  që kalon disa herë atë që parashihet”, ka thënë ai.

Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjithashtu, kufizimet e shpenzimeve maksimale të lejuara për fushatë zgjedhore zbatohen për çdo mall dhe shërbim të shpenzuar në komunat përkatëse për qëllime të fushatës, pa marrë parasysh kohën e blerjes apo të pajisjes me shërbime.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushatës së zgjedhjeve, si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve në secilën komunë, sipas së cilës numri i përgjithshëm i votuesve është 2.071,544 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po ashtu, ka njoftuar të premten se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende komunale do të fillojë më 23 korrik 2025.

Gjatë periudhës 38 ditore (23 korrik – 29 gusht 2025) të gjithë shtetasit e Kosovës, që jetojnë jashtë vendit, mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës përmes platformës elektronike të KQZ-së, ose përmes postës, duke e dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

“KQZ-ja do t’i publikojë të gjitha shpjegimet për hapat, që duhet të ndiqen për regjistrim përmes platformës apo përmes postës, si dhe informacionet për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh.

Ndërkaq, periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë vetëm për shtetasit, që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit. 

Share This:

Tags: KQZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të

4 November 2026
Arte tjera

Arkivi i Kamenicës synon digjitalizimin e plotë

4 November 2026
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Fillon publikimi i rezultateve të kandidatëve për

8 June 2026

Në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka filluar publikimi i rezultateve të kadidatëve

Lajme

Në këtë link mund ta gjeni qendrën

7 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se

Lajme

KQZ intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7

1 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, duke

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.