Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 UKZ mori pjesë në takimin online të projektit evropian STEM EUROPE
Lajme

UKZ mori pjesë në takimin online të projektit evropian STEM EUROPE

13 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Në kuadër të projektit STEM EUROPE, u mbajt takimi online i partnerëve që punojnë në Paketën e Punës 6 (WP6), që ka në fokus komunikimin dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve partnere nga vende të ndryshme të Evropës, ndërsa Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u përfaqësua nga Prof. Dr.  Xhevdet Thaçi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe koordinator i WP6 në nivel projekti së bashku me ekipin e tgij punues.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u përqendruan në finalizimin e listës së koordinatorëve për WP6, miratimin e planit të komunikimit dhe shpërndarjes së projektit, me theks të veçantë në rritjen e dukshmërisë, angazhimin e komuniteteve dhe qëndrueshmërinë e përfshirjes, shqyrtimin e propozimeve për logon zyrtare të projektit, po ashtu pati diskutime mbi shabllonet standarde për dokumente dhe prezantime që do të përdoren gjatë gjithë projektit, u diskutua për vendosjen e kanaleve të rregullta të komunikimit ndërmjet partnerëve të WP6, si dhe u shqyrtuan çështjet të tjera të rëndësishme për koordinimin e punëve të vazhdueshme.

Në fjalën e tij, Prof. Dr. Xhevdet Thaçi, duke folur si drejtues i WP6, theksoi rëndësinë që çdo veprim komunikues të jetë i menduar mirë dhe të ketë efekt të matshëm në publikun përfitues, veçanërisht në komunitetet arsimore, shkencore dhe ato të politikëbërjes.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet partnerëve për të siguruar një komunikim të qartë dhe koherent përgjatë gjithë zbatimit të projektit.

Ai vuri në pah edhe përvojën e suksesshme të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në fushën e promovimit të STEM, duke ofruar kontribut të rëndësishëm në ndërlidhjen e arsimit të lartë me kërkesat reale të tregut të punës.

Përfaqësuesit e STEM EUROPE u pajtuan që të gjitha materialet e paraqitura (plani i komunikimit, propozimet për logon dhe shabllonet për dokumente) të shqyrtohen nga partnerët dhe që komentet finale të dorëzohen deri në takimin e ardhshëm për të finalizuar vendimet përfundimtare.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.