Wednesday 6 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Licencohen FC Drita dhe 9 klube tjera kosovare për garat evropiane, dy nga Superliga jo

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Shtyhet për 20 korrik shpallja e vendimit për ish-krerët e UÇK’së

Parashikimi i motit për të mërkurën, 06 maj 2026

KQZ zyrtarizon afatet: Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit zgjat 10 ditë e 7 orë,

NPL “Tregu” uron 1 Majin: Puna juaj është themeli i zhvillimit

Universiteti “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Vdes ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Bajrami e Hoti mungojnë në mbledhjen e LDK-së

Nderohen dëshmorët e kombit në Gjilan

 UKZ mbajti takimin fillestar të projektit të ri për programin e përbashkët të Masterit me Universitetin “La Sapienza” të Romës
Lajme

UKZ mbajti takimin fillestar të projektit të ri për programin e përbashkët të Masterit me Universitetin “La Sapienza” të Romës

3 June 2025 0 Comment 6 min read

AA

3 Qershor, 2025 – Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt takimi fillestar (Kick-off) për projektin e ri të financuar ndërkombëtarisht, që ka për synim krijimin e një programi të përbashkët të studimeve Master me Universitetin prestigjioz “La Sapienza” të Romës, Itali.

Takimi shënoi hapin e parë zyrtar në realizimin e këtij projekti, që është një nga arritjet e rëndësishme të UKZ-së në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe avancimit të cilësisë së arsimit të lartë.

Në takim morën pjesë Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektorët, Dekanët e Njësive Akademike, përfaqësues të institucionit donator Nehat Dervishi, koordinator në projektin SHER që mbështet financiarisht projektin, si dhe Prof. Dr. Fiorenza Deriu nga Universiteti “La Sapienza”, Romë – partner kryesor i këtij projekti.

Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, vlerësoi lartë rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se ai do të sjellë përfitime të shumëfishta për studentët dhe stafin akademik, si dhe do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Ndërkaq, Prof. Dr. Fiorenza Deriu theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Universitetit “La Sapienza” për të ndërtuar një program të qëndrueshëm dhe cilësor Masteri në partneritet me UKZ-në. Ajo shprehu besimin se ky projekt do të krijojë ura të reja bashkëpunimi akademik dhe do të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë së studentëve në tregun ndërkombëtar.

Nehat Dervishi, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë strategjike të projektit për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të lartë në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur me angazhimin serioz të UKZ-së në këtë iniciativë. Ai vlerësoi bashkëpunimin me Universitetin “La Sapienza” si një mundësi të shkëlqyer për ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira evropiane.

Gjatë takimit u diskutuan hapat e ardhshëm drejt dizajnimit të programit të përbashkët të studimeve, planifikimit të mobiliteteve, harmonizimit të kurrikulave dhe standardeve të përbashkëta akademike, si dhe procedurat për njohjen reciproke të diplomave.

Ky projekt paraqet një tjetër dëshmi të angazhimit të UKZ-së për të ofruar mundësi të reja akademike për studentët dhe për të forcuar lidhjet ndërkombëtare me institucione të arsimit të lartë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Licencohen FC Drita dhe 9 klube tjera

6 May 2026
Lajme

Publikohen çmimet e derivateve për sot në

6 May 2026
Lajme

Shtyhet për 20 korrik shpallja e vendimit

6 May 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 06

6 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Universiteti “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me

5 May 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të nderojë me titullin “Doctor Honoris Causa” juristin e

Lajme

Fakulteti Ekonomik realizoi vizitë studimore në sektorin

5 May 2026

Fakulteti Ekonomik, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ndërlidhur teorinë akademike me

Lajme

Eurodeputeti Lukas Mandl sjell përvojën evropiane në

5 May 2026

Eurodeputeti Lukas Mandl, po vazhdon ciklin e ligjëratave me studentët e programit Marrëdhëniet Ndërkombëtare

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.