Friday 3 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

Alban Hyseni: Po shtrëngojmë shumë duar, sepse kemi punuar me nder e dinjitet

UKZ mirëpret delegacionin e PH Zug

Trump prezantoi planin për Gazën, reagon Erdogan

Alban Hyseni: “Për 4 vjet, kemi investuar mbi 1.5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit

 Përfundon “Java e Studimeve për Start-up dhe SME” në UKZ në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit
Lajme

Përfundon “Java e Studimeve për Start-up dhe SME” në UKZ në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit

12 May 2025 0 Comment 5 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka përmbyllur me sukses aktivitetin ndërkombëtar “Tailored Booster Week for Startups and SMEs”, i cili u zhvillua nga 5 deri më 10 maj 2025, në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve nga Zvicra.

Kjo iniciativë unike, e cila bashkoi studentë, profesorë, start-up-e dhe biznese lokale nga Gjilani me ekspertë dhe studentë nga Zvicra, u zhvillua me qëllim të përkrahjes së zhvillimit të ndërmarrësisë, nxitjes së inovacionit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjatë gjithë javës, pjesëmarrësit punuan në grupe për të zhvilluar plane konkrete për nëntë biznese vendore, duke kombinuar teori dhe praktikë në një format të strukturuar dhe dinamik.

Aktiviteti nisi zyrtarisht me një ceremoni hapjeje më 5 maj, ku morën pjesë personalitete të larta si Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, përfaqësues të Universitetit të Lucernit dhe liderë të institucioneve lokale.

Në organizimin me rastin e përmbylljes së këtij aktiviteti ndërkombëtar, Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku tha se, “Tailored Booster Week” nuk ishte vetëm një aktivitet akademik, por ishte një udhëtim i përbashkët drejt inovacionit dhe sipërmarrjes, një urë konkrete midis universitetit tonë dhe tregut, midis Kosovës dhe Zvicrës. Rektori theksoi se ndihet krenar për punën e secilit, studentëve që dhanë më të mirën, bizneve që hapën dyert për bashkëpunim dhe profesorëve që frymëzuan krijimtari dhe mendim kritik. Rektori Dërmaku ka falënderuar Universitetin e Lucernit për partneritetin e qëndrueshëm, duke thënë se kjo që ndërtuam së bashku, nuk përfundon sot, por na hap një kapitull të ri në ndërveprim dhe zhvillim të ndërsjellë.

Kurse Prof. Dr. René Zeier, udhëheqësi i javës së studimit, tha se sot mbyllet një javë që nuk ishte vetëm kalendarike, por një përvojë e gjallë, një laborator i hapur ku idetë morën jetë dhe bashkëpunimi kapërceu kufijtë gjeografikë. Ai tha se ka qenë nder dhe privilegj që të udhëheq këtë edicion të “Tailored Booster Week” këtu në Gjilan, në zemrën e një universiteti, siç është Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i cili po rritet me vizion dhe energji rinore. Prof. Dr. René Zeier  tha se kjo javë na tregoi se sa shumë mund të mësojmë nga njëri-tjetri, kur studentët, profesorët, ndërmarrjet dhe institucionet vendosin të punojnë së bashku, nga debatet, prezantimet dhe punët praktike, deri te momentet e thjeshta të reflektimit, çdo pjesë e këtij udhëtimi ka qenë e vlefshme, theksoi ai..

Ndërkohë, gjatë javës, janë mbajtur ligjërata frymëzuese nga personalitete të rëndësishme të ekosistemit ndërmarrës në Kosovë dhe Zvicër, përfshirë Arta Istrefi-Jahja (Swiss EP), Ridvan Aliu (Future Minds Academy), Dior Halili (Trudo & DT Global) dhe Jakob Modéer (Swiss EP, Ballkani Perëndimor). Studentët kanë punuar ngushtë me start-up-et dhe SME-të për të analizuar nevojat dhe potencialet e tyre, duke hartuar plane të personalizuara zhvillimi dhe duke prezantuar zgjidhje gjatë përmbylljes, për të cilët në përmbyllje, janë ndarë cetifikata.

Po ashtu janë mbajtur edhe aktivitete ndërkulturore, si darkat me biznese dhe profesorë vendas, evenimente, që krijuan mundësi të shkëlqyera për rrjetëzim dhe shkëmbim përvojash.

Të gjitha aktivitetet janë koordinua nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në UKZ, e cila vazhdon të jetë një pikë kyçe në zgjerimin e partneriteteve akademike të universitetit me institucione të rëndësishme evropiane.

Java e Studimeve 2025 në Gjilan dëshmoi për potencialin e bashkëpunimeve ndërkombëtare në krijimin e përvojave reale për studentët dhe në mbështetjen e zhvillimit të ekosistemit të inovacionit në rajon. Kontributet e pjesëmarrësve nuk do të mbeten vetëm në nivel ideor, shumë nga zgjidhjet dhe propozimet e tyre pritet të zbatohen konkretisht nga bizneset vendore në periudhën në vijim.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës së Universitetit Publik “Kadri Zeka” si një institucion që vepron aktivisht në ndërlidhjen e arsimit me zhvillimin ekonomik dhe social.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Drita e nis me barazim aventurën evropiane

2 October 2025
Futboll

Mbyllet pjesa e parë! Drita shkon në

2 October 2025
Lajme

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave

2 October 2025
Lajme

Elon Musk, i pari në botë me

2 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ mirëpret delegacionin e PH Zug

30 September 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka pritur një delegacion nga PH Zug (Zvicër),

Lajme

Nënshkruhet marrëveshja e parë shumëpalëshe ndëruniversitare në

29 September 2025

Universitetet publike të Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshjen e parë shumëpalëshe ndëruniversitare në

Lajme

UKZ mbajti trajnim mbi monitorimin e programeve

26 September 2025

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt trajnim mbi Metodologjinë e Monitorimit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.