
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, z. Enver Shabani, priti në takim përfaqësuesit e kompanisë turke CKM METAL
Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, z. Enver Shabani, priti sot në një takim z. Okan Gaş dhe z. Sami Adiller, përfaqësues të kompanisë turke CKM METAL.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve potenciale që kjo kompani mund të realizojë në Komunën e Gjilanit, në fushën e përpunimit të metaleve dhe industrisë prodhuese.
Drejtori Shabani i njoftoi për potencialin ekonomik të Komunës së Gjilanit, zonat industriale të gatshme për investime dhe mbështetjen institucionale që u ofrohet investitorëve.
Përfaqësuesit e CKM METAL shprehën interesimin për të shqyrtuar mundësinë e hapjes së një kapaciteti prodhues në Gjilan, duke theksuar avantazhet strategjike që ofron kjo komunë për operacione biznesi në nivel rajonal.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare që synojnë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Gjilan.
