Ecja në nderim të të rënëve për liri
Ndër aktivitetet tani më tradicionale të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” është edhe ecja në nderim të të rënëve për liri. ku shoqata “SH.B.A Gjilani”, e organizon këtë ecje tradicionale tash e shtatë vite.
Në këtë ecje nderuese e përkujtuese për heronjtë që ka si qëllim ruajtjen e kujtimit dhe vlerësimi të sakrificave të heronjve, duke u dhenë mundësinë brezave të rinj të kuptojnë rëndësinë e trashëgimisë dhe kulturës kombëtare, pjesëmarrës ishin nga të gjitha trojet shqiptare, derisa vlerësohet edhe pjesëmarrja e bjeshkatarëve të klubeve si: SHBA Gjilani, Klubi Alpin “Dardanët”, Klubi Alpin “Gjilani”, SHBA Vjosa, SHBA Guri i Shenjtë, SHBA Dardana, SHBA Prishtina, SHBA “Dardania”-Shkup, Shkëmbi M.A, “Angros” HAC, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, Klubi Alpin “Prishtina”, SHB Gashjanët e Vihrenit dhe NOMAD.
Përndryshe SH.B.A “Gjilani” ka falënderuar të gjitha shoqëritë dhe individët pjesëmarrës në ktë ecje të “Flakës…”, të cilët e bënë këtë ngjarje edhe më të veçantë duke e shtuar vlerën e këtij kujtimi dhe nderimi për heronjtë tanë.