Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen e ambasadave

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

 Infektologu kosovar flet për virusin HMPV që u shfaq në Kinë: Nuk paraqet kërcënim për emergjencë shëndetësore apo përhapje pandemike
Lajme

Infektologu kosovar flet për virusin HMPV që u shfaq në Kinë: Nuk paraqet kërcënim për emergjencë shëndetësore apo përhapje pandemike

8 January 2025 0 Comment 5 min read

AA

Raportet për një rritje të rasteve të një virusi të frymëmarrjes në Kinë kanë ngjallur jehonë të errët sikur e fillimit të pandemisë Covid-19 pothuajse saktësisht pesë vjet më parë.

Por pavarësisht ngjashmërive sipërfaqësore, kjo situatë është shumë e ndryshme dhe shumë më pak shqetësuese, thonë ekspertët mjekësorë.

Infektologu kosovar Sali Ahmeti ka thënë se pavarësisht shfaqjes infeksionet me metapneumovirus njerëzor, i njohur nga mjekët si HMPV nuk paraqesin kërcënim apo emergjencë shëndetësore.

“Është fjala për ta ashtuquajturin metapneumovirus respirator te njeriu, i cili ka filluar të shfaqet me raste të shtuara në Kinë dhe pastaj në Indi, dhe me mundësi e tendencë që të përhapet edhe në vende të tjera. Realisht sot në aspektin epidemiologjik bota është  shumë e vogël, sado një rast i vogël që mund të duket nuk mund ta eliminojmë si mundësi që të vjen tek ne shumë shpejt. Kështu që edhe shumë sëmundje meditarane, nga vende të Azisë, të Afrikës, sot ne mund t’i kemi shpejt këtu. Nëse e shohim rastin e fundit. Është bërë mediatike kjo çështja metapneumovirusit, por unë  mendoj se aktualisht nuk paraqet asnjë kërcënim për emergjencë shëndetësore apo përhapje pandemike.”, ka thënë profesori Ahmeti.

Ai tha se shfaqja e HMPV-së në Kinë mund të na sjellë në kujtime shfaqjen e pandemisë së koronavirusit, por sipas tij ky viurs duke u bazuar në karakteristikat aktuale, është shumë më i lehtë se COVID.

“Shfaqja e tij në Kinë ku është shfaqur edhe Covidi, në të njëjtën periudhë asocion me përkujtimet për covidin dhe kjo instiktivisht sjell një shqetësim më të madh për mundësinë e përhapjes si covidi. Unë mendoj që ky nuk paraqet ndonjë rrezik për përhapje pandimike të tij.”, shtoi ai,

Ai tha se metapneumovirusi shfaqet më tepër si ftohje e zakonshme, zënie e hundëve, ethe, kollë, frymëmarrje e vështirësuar.

Infektologu Ahmeti tha se duhet të merren masat e njëjta mbrojtëse si për gripin sezonal.

Ahmeti po ashtu tha se qytetarët duhet të qëndrojnë në ambiente mirë të ajrosura, të ikin nga grumbullimi i panevojshëm në turma njerëzish, të mbahet maska në raste të tilla, të bëhet pastrimi i duarve e dhe mbajtja e mirë e higjienës. Ai tha se personat e infektuar me cilindo grip është mirë që të mos dalin nëpër kafene, nëpër lagje  në mënyrë që mos ta përhapin infeksionin dhe të kurohen sipas këshillave të mjekëve.

Ai tha se HMPV zakonisht kalon si infeksion shumë i lehtë dhe pa komplikime.

“Vetëm te personat me imunitet të komprometuar siç janë të moshuarit, ata me sëmundje kronike, astmë, personat me diabet dhe po ashtu janë më vulnerabël edhe foshnjat dhe fëmijët parashkollorë. Tek këta persona mund të shfaqen penumoni të rënda dhe bronhite që kërkojnë kujdes intensive.”, u shpreh ai.

Ahmeti po ashtu ka folur edhe për gripin sezonal.

“Tash jemi në sezonin e muajve të ftohta apo në sezonin e shfaqjes së infeksioneve gripoze apo infeksioneve me virus të rrugëve rsepiratore kështu që rritjas e numrit të rasteve këto ditë është e pritshme dhe thuajse e zakonshme. Jemi në kohën kur është sezoni i shfaqjes maksimale të gripit sezonal dhe infeksioneve tjera respiratore. Këto ditë shtimit të numrit të rasteve i ka kontribuuar edhe ardhja e mërgimtareve prej vendeve të ndryshme evropiane, vetë stina e ftohtë, dhe qëndrimi i njerëzve në ambiente të mbyllura, ahengje të ndryshme për festat e fund vitit i, këto janë parakushtet që mundësojnë përhapjen.”, tha ai. /Reporteri.net/

Share This:

Tags: HMPV
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen

4 November 2026
Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të

4 November 2026
Arte tjera

Arkivi i Kamenicës synon digjitalizimin e plotë

4 November 2026
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.