Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

 “Mbyllëm një vit me rekorde”, Duka: Mirëpresim evenimente madhështore në 2025
Futboll Sport

“Mbyllëm një vit me rekorde”, Duka: Mirëpresim evenimente madhështore në 2025

2 January 2025 0 Comment 5 min read

AA

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve ka bërë një mesazh urimi për komunitetin shqiptar të futbollit, ku ka folur për arritjet e mëdha përgjatë vitit 2024 dhe objektivat e reja për vitin që vjen.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka ndër të tjera përmend pjesëmarrjen dinjitoze të Kombëtares shqiptare në finalet e EURO 2024, krijimin e “Elite Youth Development Academy”, mbajtjen në Tiranë të katër takimeve të rëndësishme europiane të UEFA-s, organizimi i dhjetëra turneve ndërkombëtare në Shqipëri, investimet në infrastrukturë dhe në sektorin e edukimit sportiv.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për eventet e rëndësishme që ka rezervuar 2025-a, duke nisur nga mbrëmja GALA e FSHF, organizimi i kampionatit europian për U-17 në 4 qytete të Shqipërisë, mbajtja e mbledhjes së rradhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë dhe ndeshjet kualifikueset për kampionatin botëror dhe Nations League për Kombëtaren e djemve dhe vajzave.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit Duka në prag të festës së vitit të ri 2025:

Të dashur miq,

Po mbyllim edhe një vit tjetër të mbushur me rekorde e emocione, me gara, debate e diskutime, me projekte të përfunduara e disa të tjera të sapo nisura.

Përjetuam emocione të jashtëzakonshme në Europianin e Gjermanisë këtë vit, me djemtë e Kombëtares në fushë, tifozët në stadiume, rrugë e sheshe, me Flamurin tonë që u valëvit me krenari e më shumë se kurrë nga çdo shqiptar në Gjermani dhe në çdo cep të globit.

E bukur edhe renditja në vendin e parë në grup e vajzave të kombëtares dhe ngjitja një kategori më lart në Nations League.

Në kohën kur gjithë sektorët e shoqërisë janë prekur nga “eksodi” i madh i largimeve, me politikat tona stimuluese kemi arritur të ruajmë strukturën e ta fuqizojmë atë. 2820 të rinj e të reja më shumë janë federuar në 2024 , duke e çuar në 23,171 numrin e futbollistëve.

Për herë të parë po organizojmë projektin “Elite Youth Development Academy” me 37 të rinj, që me siguri do t’i shihni pas pak vitesh të kontribuojnë në ekipin tonë kombëtar.

Me krenari më duhet të them se po e mbyllim këtë vit me një përfaqësim dinjitoz në arenën Ndërkombëtare. Për herë të parë u organizuan në Tirane katër takime të rëndësishme europiane të UEFA-s: ai i strategjisë së 55 federatave anëtare, Paneli i UEFA Grassroots, Mbledhja e Qëndrueshmërisë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale si dhe Komiteti i Medias.

Janë organizuar 14 turne ndërkombëtarë për djem e vajza, duke sjellë në Shqipëri 30 ekipe të vendeve të tjera europiane, të cilët u mirëpritën, akomoduan e zhvilluan ndeshje konkurruese në vendin tonë.

E kemi të qartë se nuk mund të zhvillojmë futbollin që nga niveli bazë tek ai profesionist nëse nuk kemi kapacitetet e duhura akademike. Këtë vit, afruam 20 lektorë të huaj, mes të cilëve yjet e idhujt tanë dikurshëm, për të trajnuar e diplomuar katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë trajnerë e specialistë futbolli.

Janë ndërtuar 17 fusha futbolli, rikonstruktuar 2 stadiume, dhe përmirësuar 5 komplekse sportive me një vlere investimi prej 10 milion euro, të gjitha me projekte financimi të siguruara nga UEFA e FIFA.

Për të gjitha këto që kemi realizuar bashkë unë dua të falënderoj nga zemra në këtë ditë të fundit të vitit të gjithë ju të dashur miq: drejtues klubesh e akademish, trajnerë, futbollistë e futbolliste, zyrtarë, por edhe Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e FSHF.

Share This:

Tags: Albania Armando Duka Shqiperia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

I shumëpërfolur këto ditë, Armand Duka reagon

11 June 2025

Kombëtarja shqiptare zhgënjeu përsëri mbrëmë në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2026. Kuqezinjtë

Futboll Kampionati Botërorë Sport

Intervista/ Presidenti Duka: Serbia, vetëm një kundërshtar

4 June 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel me gazetarin Endi

Lajme

Zelensky sapo arrin në Shqipëri, pritet nga

15 May 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai zbriti në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.