Premiera e shfaqjes “Jam unë ajo” në Gjilan
Të mërkurën, më 25 dhjetor nga ora 20:00 luhet premierë shfaqja “Jam unë ajo” me regji të Erson Zymberit, në Teatrin e Gjilanit.
Dija dhe Vesa – dy gra, dy fate të ndara, por me një barrë të përbashkët: depresioni pas lindjes. Ato përballen me një realitet të pamëshirshëm, ku pritshmëritë sociale fshehin plagët e padukshme. Ky është një udhëtim emocional që zbërthen tabutë, duke e kthyer skenën në një pasqyrë të ndjeshmërisë dhe fuqisë njerëzore.
JAM UNË AJO
Autore: Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj
Regjia: Erson Zymberi
Aktorë: Semira Latifi dhe Tringa Hasani
Skenografia: Bekim Korça
Kostumet: Njomëza Luci
Koreografia: Gjergj Prevazi
Muzika: Tomor Kuçi
Dizajni i ndriçimit: Burim Baftiu