Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

 Kuvendarët e Gjilanit miratojnë ndarazi një pjesë të bartjes së mjeteve, pjesa tjetër dhe buxheti për vitin 2025 shtyhen për seancën tjetër
Lajme

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë ndarazi një pjesë të bartjes së mjeteve, pjesa tjetër dhe buxheti për vitin 2025 shtyhen për seancën tjetër

12 December 2024 0 Comment 4 min read

AA

Gjilan, 12 dhjetor 2024 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën urgjente të ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka miratuar ndarazi një pjesë të bartjes së mjeteve në shumën prej mbi 1.5 milionë euro, ndërkaq pjesa tjetër e mbetur prej 941 mijë euro dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër urgjente.

Pas një debati polarizues pozitë-opozitë, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka pranuar propozimin e shefave të grupeve të opozitës, Avdyl Aliu (LDK), Bujar Nevzati (PDK) dhe Nazim Gagica (AAK) që bartja e mjeteve prej 2.5 milionë euro të mos hidhet në votim si tërësi, por ndarazi për secilën kategori.

Duke e parë se disa pika të propozuara nuk kaluan dhe për të mos u kthyer mjetet mbrapa, kryetari Hyseni, në dakordancë me partitë opozitare, propozuan dyfishim të mjeteve për shoqatat që trajtojnë personat me aftësi të kufizuar, ku u votua unanimisht që Handikosit t’i ndahen në total 100 mijë euro, shoqatës Pema 80 mijë euro, Shoqatës së të Verbërve në Gjilan 70 mijë euro, ndërkaq për subvencionimin e lehonave dhe për barëra për personat në nevojë 110 mijë euro.

Në këtë seancë, kuevendarët e Gjilanit kanë votuar unanimisht edhe për vendosjen e dollapëve në shkolla (50 mijë euro), vendimin për pagesën e faturës së punëtorëve të tregut në vlerë prej 21 mijë euro, vendimin për rritjen e pagave të punëtorëve të ndërmarrjes Tregu (180 mijë euro), vendimin për subvencinimin e qumështit për fermerët për 10 centë për litër në shumën totale prej 220 mijë euro, vendimin për mbështetjen ndaj bletarëve prej 65 mijë euro, pagesa për farë gruri 38 mijë dhe vendimin për projektin e Islamic Relief në shumën prej 65 mijë euro.

Kuvendi i Komunës ka miratuar, po ashtu, edhe vendimin për bursat për studentë në vlerë prej 50 mijë euro, vendimin për trajtimin e qenëve endacakë në shumën prej 50 mijë euro, vendimin për Shoqatën e Pensionisëve – aktivi i gruas në vlerë prej 30 mijë euro, sikurse edhe për inicimin e projektit Kodra e Dëshmorëve, pjesa e mbetur, në shumën prej 200 mijë euro.

Në fund, kryetari i Komunës Alban Hyseni, ka paralajmëruar se do ta thërrasë edhe një seancë urgjente për miratim të shumës së mbetur tek mjetet e bartura dhe për buxhetin për vitin 2025 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2026-2027.

————————————————–

Seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livestream në profilin zyrtar të Komunës në Facebook dhe në mediat lokale.

Share This:

Tags: KK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të

4 November 2026
Arte tjera

Arkivi i Kamenicës synon digjitalizimin e plotë

4 November 2026
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit reagon

26 June 2026

Pas zhvillimeve dhe përplasjeve në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku

Lajme

Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin financiar

26 March 2026

Gjilan, 26 mars 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare

Lajme

Kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit: Zëri i

9 March 2026

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.