Thursday 15 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Zijadin Hasani kryeredaktor i Revistës Enigmatike-Kulturore-Zbavitëse “Horizontit”: “Horizonti”, sot mbush 45 vjet!

Vazhdojnë aktivitetet e “Flakës së Janarit”- Sot (e enjte) shënohet 45-vjetori i daljes së revistës

Parashikimi i motit për të enjten, 15 janar 2026

Reuters: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht kundër Iranit brenda 24 orëve

Trump: Vrasjet e protestuesve në Iran janë ndalur

Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali, publikohen pamjet e kapjes

Kriza brenda LDK-së pas debaklit në zgjedhje, shpërthejnë publikisht tensionet e pakënaqësitë

Hykmete Bajrami: LDK si në fitore, ashtu edhe në humbje, ka ndërtuar dhe zbatuar standarde

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj!

Fotografi Afrim Kqiku feston 65-vjetorin e lindjes

 Studentët e UKZ-së prezantojnë koncert motivuese për nxënësit e Shkollave të Mesme
Kulturë Lajme Muzikë

Studentët e UKZ-së prezantojnë koncert motivuese për nxënësit e Shkollave të Mesme

25 November 2024 0 Comment 4 min read

AA

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Fakulteti i Edukimit – Seksioni i Muzikës i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur koncert i veçantë për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta të rajonit të Anamoravës, Gjilan dhe Kamenicë.

Aktiviteti synon të frymëzojë dhe motivojë të rinjtë për t’u angazhuar në jetën kulturore dhe për të vazhduar studimet e tyre në këtë universitet.

Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është konceptuar nga Prof. Ass. Drita Kryeziu – Musmurati, e cila udhëheq punën e studentëve në Fakultetin e Edukimit në kuadër të seksionit të muzikës.

Gjatë koncertit studentët: Albiona Hajdari, Antiana Thaqi, Arbnora Basha, Arlinda Basha, Atika Salihu, Dineta Verbani, Diona Shkodra, Donika Mehmeti, Elsa Matoshi, Ronesa Avdullahu, Eríola Demi, dhe Ermira Brati në korepetitimin e Defrim Behlulit dhe në udhëheqjen e profesoreshës Drita Kryeziu Musmurati, kanë dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për realizimin e këtij koncerti, duke shfaqur talentin dhe përkushtimin për të paraqitur një përzgjedhje të pasur këngësh dhe interpretimesh muzikore nga kori i studentëve të UKZ-së. Programi përfshin këngë të traditës muzikore shqiptare:

Me lule t’bukura – Kori

Arbëreshe – Kori

Lule borë – Kori

Këngët e vendit tim – Kori

Lulja e bukur – Kori

Zare Ven Ma Fesin – Kori

Piano Solo – Performancë nga studentja Diona Shkodra

Këngë moj – Kori

Ky aktivitet artistik ka për qëllim të nxisë maturantët për të vazhduar studimet në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, të promovojë punën edukative përmes muzikës dhe përjetimit artistik, të zhvillojë shijen muzikore dhe vetëdijen për ruajtjen e traditës muzikore shqiptare, që të përfshijë të rinjtë në jetën kulturore duke i nxitur ata të jenë pjesëmarrës aktivë në aktivitete artistike.

Ideatorja dhe organizatorja e projektit, Prof. Ass. Drita Kryeziu – Musmurati, ka theksuar se pjesëmarrja e studentëve në aktivitete të tilla ndihmon jo vetëm në zhvillimin e aftësive artistike, por edhe në krijimin e një solidariteti kolektiv dhe një ndjenje përmbushjeje në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Ky koncert përfaqëson një hap të rëndësishëm në përfshirjen e të rinjve në aktivitete kulturore dhe shërben si një shembull frymëzues për brezin e ardhshëm të artistëve dhe studentëve.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Zijadin Hasani kryeredaktor i Revistës Enigmatike-Kulturore-Zbavitëse

15 January 2026
Lajme

Vazhdojnë aktivitetet e “Flakës së Janarit”- Sot

15 January 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të enjten, 15

15 January 2026
Lajme

Reuters: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht kundër

14 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Takim pune për përgatitjet e procesit të

14 January 2026

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e riakreditimit, u mbajt një takim pune para

Lajme

Në përvjetorin e rënies nderohen Heronjtë e

12 January 2026

Në përvjetorin e 42-të të rënies heroike të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, dy

Lajme

Pensionohet Prof. Dr. Merxhan Avdyli pas një

8 January 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi një takim për të nderuar pensionimin e Dekanit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.