Policia Rajonale – Gjilan: Ligjëratë për siguri në trafik
Gjilan, 21 nëntor 2024 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësitin Sektoriale i Stacionit Policor në Gjilan në kuadër të promovimit të sigurisë dhe mbrojtjes së nxënësve në trafik, ka mbajtur ligjëratë me temën ‘’Siguria në komunikacion’’ e cila është realizuar me nxënës të nivelit parashkollorë.
Kjo ligjëratë kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sigurinë rrugore dhe të ofroj këshilla të rëndësishme nxënësve për rregullat themelore në komunikacion rrugor si: ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime të shënjuar për këmbësor, mësimi për sinjalizimet, njohjen me semafor dhe rroli i tij, shmangia e telefonave dhe pajisjeve elektronike kur kalojnë rrugën, përdorimi i rrobave të dukshme në mbrëmje ose në kushte të ndriçimit të dobët etj.
Ligjërata së bashku me nxënësit në mënyrë praktike është përcjellë edhe me aktivitete të ndryshme.
Kjo ligjëratë është një hap i rëndësishëm për sigurimin e një edukate të duhur dhe për rritjen e përgjegjësisë për sigurinë personale dhe kolektive në trafikun rrugor.