Mbahen zgjedhjet për Këshillin e Nxënësve në Komunën e Kamenicës
Në këto zgjedhje të rëndësishme, nxënësit përfaqësues të shkollave të mesme të komunës
së Kamenicës votuan në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryesinë e re të nxënësve, e cila do të mbrojë dhe promovojë interesat e të gjithë nxënësve.
Pas një procesi rigoroz dhe diskutimeve për planet e tyre të punës, Kuvendi i Anëtarëve zgjodhi Kryesinë e re:
Blend Kastrati – Kryetar
Amar Krasniqi – Nënkryetar
Vedina Hyseni – Anëtare e Kryesisë
Olta Hyseni – Anëtare e Kryesisë
Yllza Maliqi – Anëtare e Kryesisë
Ky është një angazhim që do të ofrojë edhe më shumë dhe do të rrisë komunikimin tonë të përbashkët, duke ndërtuar së bashku një platformë të fuqishme për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.
Zgjedhjet në nivel komunal organizohen nga KYC-ja, në kuadër të projektit “Këshilli i Nxënësve të Kosovës,” duke na sjellë edhe më afër realizimit të misionit për një të ardhme të ndritur për nxënësit tanë.