Tuesday 10 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bileta shtesë për ndeshjen Kosovë – Izrael, tifozë mysafirë nuk do të ketë

Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Global Diplomacy Award” në Turqi

SHBA harton planin për të izoluar Iranin, çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

Parashikimi i motit për të martën, 10. 11. 2026

Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin e Ditës Botërore të Diabetit

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë fanellën e “Dardanëve”

Sokol Haliti viziton vendbanimin arbëresh në Kalabri të Italisë

Selver Xhelili finalizon pas 18 muajsh një synim të kahershëm, bëhet pronar i hotelit në

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Greva e punëtorëve të Infrakosit ndal qarkullimin e trenave në Kosovë

 Rektori i UKZ-së ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit SHER
Lajme

Rektori i UKZ-së ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit SHER

30 October 2024 0 Comment 3 min read

AA

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me prorektorët, ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit “Qëndrueshmëria në Arsimin e Lartë dhe Kërkime” (SHER), z. Aqim Emurli dhe z. Nehat Dervishi.

Ky takim kishte për qëllim prezantimin e projektit SHER, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet SHER dhe UKZ-së në fushën e qëndrueshmërisë akademike dhe kërkimeve shkencore, duke adresuar nevojat specifike të universitetit dhe sfidat për zhvillim të qëndrueshëm në këto fusha.

Gjatë takimit, z. Aqim Emurli prezantoi objektivat kryesore të projektit SHER, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë në kërkime, zhvillimin e kapaciteteve kërkimore në përputhje me nevojat strategjike të institucionit, dhe promovimin e barazisë gjinore si një komponent kyç për suksesin afatgjatë. Ai nënvizoi gjithashtu mbështetjen që projekti SHER ofron për të ndihmuar universitetin në rritjen e cilësisë së kërkimeve dhe zgjerimin e mundësive për avancim shkencor.

Rektori Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku shprehu gatishmëri për bashkëpunim të UKZ-së me programin SHER, e njëkohësisht falënderoi shtetin Austriak për përkrahjen që ka dhënë deri tani për Kosovën. Ai, poashtu theksoi se fokusi i SHER në forcimin e qeverisjes institucionale, rishikimin e dokumenteve kryesore strategjike dhe nxitjen e kërkimit dhe inovacionit përputhet me qëllimin strategjik të UKZ-së.

Rektori Dërmaku vuri në dukje se ky partneritet do të kontribuonte ndjeshëm në synimet e UKZ-së, për të ofruar programe moderne të arsimit të lartë, për të rritur kapacitetin kërkimor dhe për të promovuar një mjedis mësimor gjithëpërfshirës dhe me cilësi të lartë që përgatit studentët të shkëlqyer e të gatshëm për tregun e punës.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Bileta shtesë për ndeshjen Kosovë – Izrael,

10 November 2026
Sport

Nga futbolli i madh në Harvard, Kosovare

10 November 2026
Lajme

Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Global Diplomacy

10 November 2026
Lajme

SHBA harton planin për të izoluar Iranin,

10 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Në UKZ u mbajt takim pune për

6 November 2026

Në kuadër të proceseve për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në Universitetin

Lajme

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH

4 November 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, së bashku me

Lajme

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me

27 October 2026

“Prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm për arsim më cilësor” GJILAN – Ministri i Arsimit,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.