Gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat në sektorin publik, emërohet u.d. i drejtorit të Thesarit
Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ende s’është bërë bërë ekzekutimi i pagave në sektorin publik, përkundër se afati ligjor ka kaluar dje.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Ministria e Financave ka emëruar, të martën, Xhevat Zejnullahun në pozitën e u.d. të Drejtori të Thesarit.
Rrjedhimisht, siç merret vesh, ekzekutimi i pagave pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.
Mirëpo, duke qenë se kemi hyrë në ditën e parë të muajit të ri, kjo vonesë prej një dite përbën shkelje të Ligjit për Pagat.
Sipas këtij Ligji, neni 7, paragrafi 4 thotë se paga paguhet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit.
Mosekzekutimi i pagave shkaktoi reagime të shumta nga opozita, të cilët e cilësuan qeverinë si të papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori.
Për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në mosekzekutimi në kohë i pagave ka shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi ia dalin muajit.