Monday 22 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

TRAGJEDI NË GJERMANI: Vdesin dy motra nga Kamenica, 24 dhe 18 vjeç

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin dhe Parkun, reagimet për prerjen e lisave janë

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua në aksident me trotinet elektrik në Gjilan

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, kërkon transparencë dhe debat publik

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do ta votoj deponinë në Malishevë” – vazhdon debati

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit të Malishevës në institucionet lokale të Gjilanit

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër ndërtimit të deponisë inerte në Malishevë

Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së Gjilan: “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh”

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

 Gjilan: U promovua libri “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1944), i autorit Gjet Ndoj
Lajme

Gjilan: U promovua libri “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1944), i autorit Gjet Ndoj

28 September 2024 0 Comment 5 min read

AA

Në ambientet e Bibliotekës Ndërajonale ,,Fan S. Noli“ është promovuar libri “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1944) i autorit nga Tirana, Gjet Ndoj, i cili ishte drejtor i Arkivit t Shtetit në Shqipëri.

Fillimisht Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, në cilësinë e organizatorit, ka thënë se ky është një libër i rrallë, i vlefshëm dhe shumë i rëndësishëm, ngase autori duke qenë drejtor i Arkivit të Shtetit ka arritur të sjellë fakte e të dhëna me të cilat përmbys gjithë historiografinë e tetëdhjetë viteve të fundit.  Ky libër tregon për qeverisjen e atyre viteve me rëndësi për shqiptarët, është libër me vlerë, që sjellë fakte jo vetëm nga Shqipëria, por edhe kudo nga trevat tjera shqiptare, ka thënë studiuesi Ismet Azizi, i cili ka dhënë një vështrim të gjerë për këtë libër, duke dhënë hollësi nga gjithë kapitujt e këtij libri voluminoz.

Fitim Rifati, studiues nga Instituti i Historisë në Prishtinë, nëpërmjet një vështrimi brilant për këtë libër, në kumtesën e tij ka bërë një hyrje për gjendjen e shqiptarëve para Luftës së Dytë Botërore, për metodat dhe format e dhunës që përdorën pushtuesit serbë ndaj popullatës shqiptare, duke u ndalë me theks të veçantë në rajonin e Gjilanit me rrethinë. Sipas studiuesit Rifati, autori i këtij libri Gjet Ndoj i jep përgjigje shumë pyetjeve për qëndrimin e shqiptarëve gjatë pranisë gjermane, italiane e bullgare. Autori ka gjetur se kjo ka qenë një periudhë ku erdhi në shprehje avancimi dhe konsolidimi i shqiptarëve e sipas Rifatit, autori i librit përdori dokumente arkivore, jep interpretime logjike të qëndrimeve dhe se vepra “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1944),, është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare.

Jeton Idrizi, studiues i historisë, duke folur për këtë libër, tha se shqiptarët ishin të parët që u përballën me agresionin fashist, kurse autori i këtij libri përdor dokumente nga të gjitha arkivat e Shqipërisë dhe jashtë saj, përdor literaturë të bollshme, shtypin e kohë dhe burime të tjera. Idrizi është fokusuar tek kapitujt që flasin më tepër për Kosovën dhe tokat e liruara, për arsimin shqip në atë kohë, rolin e madh të ministrit të Arsimit, Ernest Koliqi, rolin e qeverisë Mitrovica dhe qëllimin që e kishte për ruajtjen e territorit të Shqipërisë.

Ndre Molla, studiues nga Tirana, për këtë libër tha se është ndër më të veçantit dhe se autori Gjet Ndoja i ka bërë një shërbim të madh historiografisë shqiptare.

„Historia e vërtetë e kësaj periudhe ishte e pluhërorosur dhe e varrosur e në librin e Gjet Ndojës ne njihemi me historinë e vërtetë, i cili në mënyrë të përsosur solli të dhëna me vlerë“, tha Molla.

Vet Gjet Ndoj autor i librit “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1944),, ka falënderuar pjesëmarrësit dhe nderin që i është bërë kudo në Kosovë gjatë promovimit të librit të tij, duke theksuar se ky libër është produkt i një pune të mundimshme disavjeçare dhe se ky libër do të mund të shërbejë për studime edhe të mëtejme në këtë fushë.

Pas promovimit, është mbajtur edhe një debat ku folës të shumtë kanë çmuar lart librin “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1944),, të autorit tiranas Gjet Ndoj.

Burimi i lajmit /kryelajmi.com/.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

TRAGJEDI NË GJERMANI: Vdesin dy motra nga

21 June 2026
Futboll

Drita e blen përfundimisht Mike Arthurin, nënshkruan

21 June 2026
Lajme

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin

21 June 2026
Lajme

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua

21 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua

21 June 2026

Fëmija nga Gjilani, i cili kishte pësuar lëndime të rënda pasi ishte rrëzuar nga

Lajme

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit

20 June 2026

Aktivistja politike nga Gjilani, Zaki Asllani, ka reaguar lidhur me mungesën e përfaqësimit të

Lajme

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër

20 June 2026

Asambleistja e AAK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Ardita Ukshini, ka deklaruar se do

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.