Saturday 28 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Turisti bëri një kërcim të rrezikshëm nga Ura e Vjetër – banorët e Mostarit e

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti kandidat për garën e zgjedhjeve komunale 2025

Dy rrafshet e komunikimit të poezisë “Thellë diku rrënjëve të shpirtit”

Portrete e personalitete: – Doktor Ilaz Selimi nga Malësia e Bujanocit, personalitet i llojit të

Policia Rajonale – Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor

VITI: Stuhia dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi në disa fshatra të Komunës

LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime para partive politike

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në komunën e Kllokotit

Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

 GAP: Kryetarët e Komunave përmbushën vetëm 42% të premtimeve, ngecje në infrastrukturë
Lajme

GAP: Kryetarët e Komunave përmbushën vetëm 42% të premtimeve, ngecje në infrastrukturë

27 September 2024 0 Comment 6 min read

AA

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024, e ku sipas këtij publikimi nga këto premtime vetëm 42 për qind e tyre janë përmbushur.

Sipas të dhënave të publikuara në raport, përmbushja më e madhe e premtimeve është në fushën e shëndetësisë dhe administratës, ndërsa premtimet më së paku janë përmbushur në fushën e urbanizimit dhe infrastrukturës.

Blendi Hasaj nga ky Institut, ka thënë se në mandati aktual karakterizohet me një numër shumë më të lartë të premtimeve krahasuar me mandate me të hershme, me gjithsej 1816 premtime.

Sipas Hasajt, problematikë në këtë fazë është se ende nuk ka filluar puna nga kryetarët dhe stafi i tyre për përmbushjen e 421 premtimeve.

“Mandati aktual karakterizohet me një numër shumë më të lartë të premtimeve krahasuara me mandate me të hershme. Në mandatin aktual të kryetarëve të komunave kemi të identifikuar 1816 premtime, pra është dyfishuar numri i premtimeve nga kandidatë për kryetar. Ajo çfarë dallohet në vlerësimin e tanishëm, të tretin me radhë dhe të parafundit për këtë mandat që po hymë, është bërë një progres evident nga viti i kaluar, është bërë një progres evident, nga viti i kaluar, pra krahasuar me vlerësimin e fundit të cilin e kemi bërë, i kemi tani më shumë se 300 premtime shtesë që tani janë përmbushur. Mirëpo një vlerësim tjetër ka mbetur ndoshta pak më problematikë në këtë fazë është se ende nuk ka filluar puna nga kryetarët dhe stafi për 421 premtime, i kemi rreth 421 premtime që ende nuk kanë filluar ndonëse e dimë që kanë mbetur kohë edhe një vit deri sa atyre të ju përfundoj mandati”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Bekim Salihu, nga ky Institut, ka thënë se nga mbi 1800 premtimet e dhëna nga kryetrët e komunave, vetëm 42 për qind e tyre janë realizuar.

“Nga 1 mijë e 816 premtime që kryetarët e komunave kanë dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, 42 për qind e tyre janë përmbushur, 17 për qind konsiderohen gjysmë të përmbushura, 18 për qind të premtimeve janë të filluara, ndërkaq 23 për qind e premtimeve akoma nuk ka ndonjë nismë në përmbushjen e tyre. Shprehur numerikisht 765 premtime janë përmbushur, 304 premtime konsiderohen gjysmë të përmbushura, 326 premtime konsiderohen të filluara apo është hasur ndonjë nismë konkretë në përmbushjen e tyre, ndërkaq 421 premtime akoma nuk ka asnjë nismë në përmbushje, që nënkupton që këto premtime konsiderohen  si premtime që nuk kanë filluar”, ka thënë ai.

Ai me këtë rast ka paraqitur edhe përqindjet e përmbushjes se premtimeve në fushat e caktuara, duke shtuar se përmbushja më e madhe e premtimeve është në fushën e shëndetësisë dhe administratës, ndërsa numri më i vogël i premtimeve të përmbushura është nga fusha e urbanizimit dhe infrastrukturës.

“Shikuar sipas fushave përqindja në përmbushjen e premtimeve është: Administratë 66 për qind, Arsim 54 për qind, Bujqësi 50 për qind, Ekonomi 52 për qind, Infrastrukturë 20 për qind, Kulturë 45 për qind, Shëndetësi 66 për qind, Shërbime Publike 25 për qind, Sociale 50 për qind, Sport 36 për qind, Urbanizëm 27 për qind. Bazuar në këto përqindje, rezulton se, ndryshe nga vitet e mëparshme ku kryesisht ka dominuar përmbushja e premtimeve në fushën e shëndetësie dhe administratës. Në këto dy fusha janë dhënë premtime si rritja e transparencës gjatë vendimmarrjes, publikimi i akteve komunale, përfshirja e grave në pozita udhëheqëse, respektimi i procedurave ligjore gjatë rekrutimeve në vende të shpallura të punës, si dhe përshpejtimi dhe digjitalizim i shkresave zyrtare”.

“Në fushën e shëndetësisë, natyra e premtimeve lidhet me rritjen e orarit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, modernizimin e pajisjeve, cilësinë dhe përgjegjësinë gjatë ofrimit të shërbimeve, kontrollet specifike mjekësore për raste dhe kategori të caktuara, e deri te premtimet për përmirësim të kushteve të punës dhe shërbimeve në ambientet e shëndetësisë primare. Ndërsa numri më i vogël i premtimeve të përmbushura është nga fusha e urbanizimit dhe infrastrukturës”, ka thënë ai.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë përgjegjës kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. GAP ka monitoruar nivelin  e përmbushjes së premtimeve në 27 nga 38 komunat.

Ky është vlerësimi i parafundit i Institutit GAP (i treti) për këtë mandat, i cili është bërë në bashkëpunim edhe me organizatat lokale. Vlerësimi i fundit do të bëhet në prag të përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Ky aktivitet është mbështetur nga Helvetas/projekti DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia.

Share This:

Tags: GAP
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Turisti bëri një kërcim të rrezikshëm nga

28 June 2025
Futboll

Kamenica fituese e turnirit në futboll të

27 June 2025
Lajme

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti

27 June 2025
Futboll

FC Drita “shkëlqen” ndaj Egnatias, shënon fitore

27 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.