Gjilan: Fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë
Komunikatë për medie
Gjilan, 25 shtator – Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Dobërqan-Pogragjë, ku lidhen dhe zhvillohen disa fshatra të kësaj ane.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, kanë dalë tek vendi ku po realizohen punimet.
I pari i komunës, tha se mbi 620 mijë euro dhe 3740 metra gjatësi me 5.50 metra gjerësi është rruga Dobërqan- Pogragjë, ku kanë filluar punimet.
Sipas tij kjo po bëhet për zhvillimin e fshatrave, për fshatra me potencial turistik dhe zhvillim ekonomik local.
“Po e zbatojmë me përpikëri projektin tonë politik, i cili garanton zhvillim”, tha kryetari Alban Hyseni.