Friday 30 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

NJOFTIM MORTOR i grupit “INTELEKTUALËT 1998” për anëtarin e ndjerë, Luan V. Kurtalanit

Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Gjykata Supreme merr vendim: Policia s’ka të drejtë të konfiskimit të patentë-shoferit më shumë se

LAJM I NDJERË: NDËRRON JETË LUAN KURTALANI, DJALOSHI I DASHUR I LAGJES KAMNIK

KAMENICA SIGURON 150 MIJË EURO PËR PËRFUNDIMIN E QENDRËS SË KOMPOSTIMIT

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë

Ka male, akullnaja, atmosferë të hollë dhe 5 satelitë natyrorë, por, pse Plutoni nuk është

U NDA NGA JETA NË MOSHËN 64-VJEÇARE PRONARI I NJËRIT NGA LOKALET MË TË DASHURA

Miratohet mbështetja financiare prej 85,000 euro për NPL “Tregu” në Gjilan

DREJTORIA E SHËNDETËSISË NË GJILAN FINALIZON HAPËSIRAT PËR PENSIONISTËT

 Paraqitjet e legjionarëve/ Shënojnë Manaj, Uzuni e C. Shpendi. Ismajli më i miri për Empolin
Futboll Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Shënojnë Manaj, Uzuni e C. Shpendi. Ismajli më i miri për Empolin

16 September 2024 0 Comment 3 min read

AA

Pas ndeshjeve me Kombëtaren në Nations League, legjionarët kuqezi kanë mbyllur një javë mjaft pozitive në klubet e tyre, duke qenë protagonistë me gola dhe paraqitje shumë të mira.

Dy nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni u rikthyen te goli. Sivasspor fitoi ndaj Gaziantep me rezultatin 3-2 dhe Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të.

Granada e Myrto Uzuni barazoi në transfertë me skuadrën e Elche me rezultatin 2-2. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe vendosi baraspeshën në minutën e 55-të.

Te goli u rikthye edhe Cristian Shpendi. Sulmuesi i shpresave shndërroi në gol një penallti në fundin e pjesës së parë. Në fund sfida e Cesena ndaj Modena u mbyll në barazim 2-2 dhe për Shpendin ishte goli i tretë në kampionat.

Në Itali, Ardian Ismajli shkëlqeu në takimin ndaj Juventusit duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes për Empolin. Mbrojtësi kuqezi ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij në barazimin 0-0 që Empoli mori në shtëpi ndaj Juventusit. Një ndeshje shumë e mirë e Ismajlit që u vlerësua me notën 7.5 nga sajti i specalizuar për statistika sofascore.

Lajmi tjetër i mirë nga kampionati italian ishte rikthimi në fushë i Berat Gjimshiti. Kapiteni kuqezi u dëmtua në grumbullim me Shqipërinë dhe nuk luajti në dy takimet e para në Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, megjithatë Gjimshiti është rikuperuar dhe ishte titullar në fitoren e Atalantës me rezultatin 3-2 ndaj Fiorentinës.

Në Seria A, një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi e nisi si titullar takimin në transfertë të Interit ndaj Monzës dhe në fund të sfidës nga zikaltërit vetëm Dimarco u vlerësua me notë më të lartë se Asllani.

Një formë të mirë me klubin e tij po kalon edhe Jasir Asani, i cili së fundmi është përzgjedhur edhe lojtari më i mirë i muajit gusht në Korenë e Jugut. Një vlerësim mëse i merituar për Asanin që realizoi edhe dy gola me Gwangju në takimet ndaj Jeonbuk dhe Gangwon.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Amir Abrashi, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami.

Share This:

Tags: IsmjliShpendi MAnaj Uzuni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

NJOFTIM MORTOR i grupit “INTELEKTUALËT 1998” për

30 October 2026
Lajme

Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori

30 October 2026
Lajme

Gjykata Supreme merr vendim: Policia s’ka të

30 October 2026
Lajme

LAJM I NDJERË: NDËRRON JETË LUAN KURTALANI,

30 October 2026
RELATED Stories for you
Sport

Myrto Uzuni mund të ndërrojë skuadër në

28 December 2022

Myrto Uzuni po kalon një formë të jashtëzakonshme me Granadan në La Liga 2,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.