Parashikimi i motit për të enjten, 05 shtator 2024
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës dhe mbrëmjes pritet të gjenerojnë rrebeshe të izoluara në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C. /MeteoKosova/