Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Boletini jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së: S’mund t’i mbyll sytë para një lëshimi të madh profesional
Lajme

Boletini jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së: S’mund t’i mbyll sytë para një lëshimi të madh profesional

17 August 2024 0 Comment 7 min read

AA

Besnik Boletini ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së.

Në një reagim, ai ka thënë se përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive.

Ai thotë se gjetjet e raportit për këtë rast, ishin të qarta, por  zëvendësdrejtori Adi Krasta që i ka përgjegjësitë e drejtorit nuk po e adreson këtë raport. Boletini thotë se Krasta, siç po shihet nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin. Andaj, ai thotë se në këtë situatë bordi i kishte duart e lidhura.

“Unë nuk mund t’i mbyllë sytë para një lëshimi të madh profesional në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë pa u ndëshkuar përgjegjësit. Tendenca për ta kaluar këtë rast vetëm me një kërkim falje është e pakapërdishme”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Sot gjatë mbledhjes së bordit, kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së. Përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive.
Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin.

Në këtë situatë bordi i kishte duart e lidhura. Për këtë arsye u bë e domosdoshme emërimi i një ushtruesi të detyrës së drejtorit dhe hapja e konkursit po ashtu sot. Gjetja e një personi që e merr udhëheqjen në këtë situatë delikate ishte e vështirë. Ai që është në detyrë nuk po e bënte, patatja e nxehtë e priste dike tjetër. Megjithatë një kandidat ishte i gatshëm ta merrte detyrën.

Qëndrimi ishte që ai ta adresojë me urgjencë raportin e komisionit dhe të marrë masat sipas ligjit dhe rregulloreve, të bëhet një komunikatë dhe të kërkohej falje ndaj dy mediave të apostrofuara dhe rasti të merrte epilog shumë shpejtë. Ishte një përpjekje e fundit e imja.
Por, kjo u bë e pamundur. Votuan kundër Radojica Mrdjinac dhe Fatime Lumi. I pari dje ishte pro që të votohet kandidati për u.d, e. Sot votoi kundër. E dyta kishte qëndrim paraprak kundër. Që nga publikimi i atij artikulli, plani i disa anëtarëve të bordit ishte i qartë, mos të ketë ndëshkim atë ditë. Data 23 korrik kur ftova mbledhje urgjente pas shkrimit joprofesional, na gjeti të ndarë në dysh, ne të fushës së mediave, unë, Arta, Safeti dhe Birolli, ishim të qartë se ai artikull kishte shkelur standardet profesionale, nuk kishte vend në RTK, duhej hequr nga ueb-sajti, duhej kërkuar falje dhe duhej suspenduar të gjithë personat e involvuar. Ne si bord kishim në përgjegjësi suspendimin e drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe, Rilind Gërvalla dhe të sqarohet mirë situata për vendim final.

Kjo gjë u bë e pamundur nga tre anëtarët tjerë, ishin kundër kësaj mase, (Albulena, Dardani dhe Radojica). Disa kishin tendenca për ta paraqitur shkrimin si korrekt dhe vetëm si një përkthim. Mendime këto që në fund maten me vota. Megjithatë u dakorduam për një komision profesional që ta zbardhë rastin. Gjatë asaj dite veçse kisha kërkuar ekspertizë të IT-së për rastin. Insistimi i stafit editorial se emrat e dy mediumeve nuk janë përmendur, ishte jobindës. Raporti erdhi. Stafi editorial na kishte gënjyer. Emrat ishin përdorur. Masat nuk po merren. Plani për të penguar masat kulmoi sot.

Edhe pas dallimeve të mëdha në mbledhjen e datës 23 korrik. RTK-ja ishte në “flakë” dhe vendosa të qëndroj, përkundër që iniciativa për suspendimet dështoi, por dorëheqja atë ditë ishte një ligësi dhe dorëzim para një presioni masiv të jashtëm, nga njerëz të shoqërisë civile e mediave të cilët i njoh mirë, e më njohin mirë. Isha i gatshëm t’i marrë gjithë ato kritika e ofendime edhe përkundër faktit që nuk kisha asnjë lloj përgjegjësie për publikimin (dhe me ngulm po kërkoja përgjegjësi), vetëm për ta adresuar këtë rast deri në fund. Isha i bindur për këtë. Qëndrimi im ishte që ky rast të mbyllet të merren masa rigoroze dhe pastaj të rishoh pozicionin tim. Por, zvarritja u bë e madhe dhe e qëllimshme. Unë nuk mund t’i mbyllë sytë para një lëshimi të madh profesional në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë pa u ndëshkuar përgjegjësit. Tendenca për ta kaluar këtë rast vetëm me një kërkim falje është e pakapërdishme.

Prandaj, në rrethanat kur:
-Shkeljet janë evidente dhe të dëshmuara dhe bordi u gënjye nga stafi editorial;
-Zëvendësdrejtori që i ka përgjegjësitë e drejtorit nuk merr masa;

Bllokohet tentimi për të emëruar një u.d që merr masa – duart janë të lidhura dhe qëndrimi i mëtutjeshëm është i paefektshëm dhe i pakuptimtë.

RTK në këtë periudhë dy vjeçare ka pasur progres të mirë. Janë bërë punë të mëdha. Ishte sfiduese. Për mua ka qenë angazhim shtatë ditë në javë. Plani i reformës ka qenë i qartë dhe duhej edhe pak që RTK-ja ta bëjë hapin e madh. Shpresoj këtë ta bëjnë ata që mbetën e ata që vijnë.

Share This:

Tags: Boletini RTK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Dorëhiqet Ahmetxhekaj, Zana Spahiu u.d. Drejtoreshë e

7 July 2024

Bordi i RTK-së përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas dorëheqjes së

Lajme

Vendos Komisioni, RTK-së i ndahen 2.2 milionë

18 October 2023

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, me gjashtë vota për, ka votuar kërkesa e

Lajme

Analistët serbë: Nga shtatori presion i madh

23 July 2023

Në Serbi, njohësit e rrethanave politike janë të bindur se Beogradi zyrtar e ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.