Sunday 22 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin e Botërorit 2026: Mungesa të rëndësishme dhe rikthime

 Procesi për renovimin e stadiumit të Gjilanit që nga fillimi ka qenë i korruptuar, shqetësuese kthimi në pikën zero
Lajme

Procesi për renovimin e stadiumit të Gjilanit që nga fillimi ka qenë i korruptuar, shqetësuese kthimi në pikën zero

11 August 2024 0 Comment 5 min read

AA

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. 

Kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, para medieve ka ngritur shqetësimin për anulimin e projektit për rinovimin e Stadiumit të Qytetit. 

Ky është dështimi më i madh që e ka shkatuar Komuna, në rrjedhën e shumë dështimeve të njëpasnjëshme tash e 3 vite. 

Me këtë vendim u faktuan gjetjet që ne si LDK i kemi paralajmëruar qe një kohë. Shqetësimet tona për një proces të mbyllur, jotransparent, për një proces me ndërhyrje nga jashtë dhe me gjithë këtë kaos që Komuna jonë e ka shkaktuar, dje përfundimisht ky proces u kthye në pikën zero. 

Procesi ka qenë i korruptuar, dhe si i tillë në të ardhmen nuk garanton të jetë prapë i hapur. Nga sot e tutje do të dalin faktet në dritë, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me mbyllje të dyerve, fikje të kamerave apo ndërhyje në aplikacione, por kemi të bëjmë edhe me dyfishim të çmimit të komplet projektit. Nuk bëhet fjalë vetëm për 2 milionë euro më shumë, por për mbi 7.8 milionë euro nga projekti ynë. 

Tani është një mundësi e mirë që ky proces të kthehet tek sportdashësit, e Komuna e Gjilanit ta ketë një rol sekondar. Është mundësi e mire, gjithashtu, që të bëhet revidimi i projektit, e të merret parasysh peticioni qytetar dhe idetë e akterëve të ndryshëm për një projekt që qyteti e meriton, sepse projekti i kaluar nuk ka qenë aspak urban krahasuar me atë që qyteti duhet ta ketë pas 4-5 vitesh. 

Drita dhe Gjilani, dy ekipet tona që vitet e fundit kanë shkëlqyer në Superligë dhe në gara ndërkombëtare, nuk meritojnë më të luajnë në qytetet tjera. 

Tash është koha e hetimeve në gjithë këtë proces. Duke qenë se si Komunë, kemi Zyrën e Prokurimit ku është dashur të mbahen takimet për këtë proces, kjo zyre është anashkaluar tërësisht. Nuk mundet që për projekte të tilla kapitale, të vendoset me vizita në Zvicërr e me takime të fshehura. 

Politikanë që shkaktojnë pakënaqësi të tilla, si kjo me Stadiumin e Qytetit, që në matje ka dalur edhe si projekti numër 1, me të cilin qytetarët e Gjilanit janë zhgënjyer nga kjo qeverisje, ai politikan duhet ta mendojë mirë punën në atë zyre dhe rrogën që e merr. Momentalisht, ky administratori i Komunës, merr vetëm atë rrogë këtu, në çdo aspekt tjetër ai është dorëzuar. Gjilani s’ka kryetar.

Duke tentuar të gjej fajtorë brenda grupit të tij qeverisës, në mënyrë që ta shpëtojë vetën, ai cak në këtë mandat ka pasur gratë e zonjat e partisë së tij, të cilat në momentet e para që kanë shpërthyer skandalet e tij, i ka shkarkuar. Në pritje është edhe një drejtoreshë tjetër, por këto shkarkime nuk e amnistojnë. 

LDK do të reagojë në baza ditore për skandalet e kësaj qeverisje! 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan, 

11 gusht 2024

Share This:

Tags: Konferenca LDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Tri ndeshje vendimtare në Superligë, derbi i

22 March 2026
Lajme

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për

22 March 2026
Futboll

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr

21 March 2026
Lajme

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

21 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

LDK: Pogragja, Llovca, Kokajt, Sllubica e Stublina,

22 December 2025

LDK Gjilan – Pogragja, Llovca, Kokajt, Sllubica e Stublina, plot entuziazëm e dashni për listën

Lajme

Partnerët e koalicionit të balotazhit, Ismajli (LDK)

2 November 2025

Ditë më para ata kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për fazën e balotazhit në

Lajme

𝐋𝐮𝐭𝐟𝐢 𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢: 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë.

1 November 2025

Kreu i degës së LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se tri gjenerata të LDK-së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.