Lojërave Olimpike Paris 2024, kjo është renditja e shteteve: Kina e para, Kosova e 35-ta
Ka përfunduar edhe dita e shtatë e Lojërave Olimpike, me shumë sporte që zhvilluan garat e tyre.
Në renditjen e përgjithshme të medaljeve vazhdon të prijë Kina me 11 të arta, shtatë të argjendta dhe 13 të bronzta.
Pas Kinës vjen ShBA-ja me 37 medalje gjithsej, nëntë të arta, 15 të argjendta dhe 13 të bronzta.
Kosova është në pozitën e 35-të me dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë.