Wednesday 6 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë sportive, Sami Ademi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Gënjeshtra”– njofton TV Gjilani

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen për finalen e madhe

Arsenali e pren biletën për Budapest, finalisti i parë i Champions sivjet

Licencohen FC Drita dhe 9 klube tjera kosovare për garat evropiane, dy nga Superliga jo

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

 Sulm ndaj linjave hekurudhore franceze para ceremonisë së hapjes së Olimpiadës në Paris
Lajme Sport Sporte tjera

Sulm ndaj linjave hekurudhore franceze para ceremonisë së hapjes së Olimpiadës në Paris

26 July 2024 0 Comment 5 min read

AA

Linjat e trenave të shpejtësisë së lartë të Francës u vunë në shënjestër të akteve të shumta “dashakeqe”, përfshirë zjarrvënien ditën e sotme.

Kjo është përshkruar si një “sabotim i koordinuar” për të ndërprerë udhëtimin përpara Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Kompania shtetërore franceze e hekurudhave SNCF, e quajti ndërprerjen gjatë natës një “sulm masiv që synon paralizimin e rrjetit të linjave të shpejtësisë së lartë”.

Në një postim në X, SNCF tha se një numër i madh trenash u devijuan ose u anuluan dhe u kërkoi të gjithë udhëtarëve që munden të shtyjnë udhëtimin e tyre dhe të mos shkojnë në stacion.

Operatori hekurudhor tha se kjo ndërprerje goditi linjat e shpejtësisë së lartë në Atlantikun, Veriun dhe Lindjen, ku janë shkaktuar dëmtime në disa prej objekteve të saj.

Udhëtimi në këto linja është i ndërprerë, me rrjetin hekurudhor që duhet të devijojë dhe anulojë një numër të madh trenash, tha SNCF. Pritej ndërprerje gjatë gjithë fundjavës pasi ekipet e punës kryejnë riparimet.

Qendra e Trenit Rémi Val de Loire deklaroi se udhëtimi në linjat e saj hekurudhore do të ndërpritet të paktën deri të hënën, ndërkohë një zjarr ka shpërthyer pranë shinave në Courtalain, në Francën veriore duke ndikuar në shërbimet për në Paris.

Raportet vijnë vetëm disa orë para fillimit të ceremonisë së hapjes, me më shumë se 320,000 spektatorë që pritet të marrin pjesë përgjatë lumit Seine.

Ministrja franceze e Sporteve dhe Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, Amélie Oudéa-Castera tha se ndërprerja e linjave të trenave është “një lloj sabotimi i koordinuar”.  Oudéa-Castera i dënoi sulmet në termat më të forta të mundshme dhe tha se është një gjë e tmerrshme.

“Të luash kundër Lojërave është të luash kundër Francës, kundër kampit tënd, kundër vendit tënd,” tha ajo, sipas BFMTV.

“Ne do të vlerësojmë ndikimet tek udhëtarët, atletët dhe do të sigurojmë transportin e duhur të të gjitha delegacioneve në vendet e garave,” tha ajo.

Në përgjigje të sulmeve, shefi i policisë së Parisit Laurent Nunez deklaroi se policia po rrit sigurinë dhe po fokuson fuqinë punëtore në stacionet e trenit të kryeqytetit.

Siguria në Paris është forcuar javët e fundit

Franca planifikon të vendosë rreth 35,000 policë çdo ditë gjatë Lojërave, duke arritur kulmin në 45,000 për Ceremoninë e Hapjes, tha më parë për CNN një zëdhënës në ministrinë e brendshme franceze . Përveç kësaj, 10,000 ushtarë do të vendosen në rajonin e Parisit – një përpjekje e mbështetur nga 1,800 oficerë policie nga e gjithë bota.

Shkaku i ndërprerjeve është aktualisht i paqartë. Por ka pasur trazira në rritje të brendshme, të fuqizuar pjesërisht nga zgjedhjet e fundit kombëtare që panë një betejë midis të majtës dhe të djathtës ekstreme.

Ministri i Brendshëm Darmanin konfirmoi se forcat e sigurisë kishin arrestuar një “anëtar të së djathtës ekstreme” këtë javë, i cili “dyshohej se donte të kryente veprime të dhunshme gjatë Lojërave Olimpike”. Sipas Darmanin, ai kishte një “qëllim për të ndërhyrë gjatë një faze të stafetës së pishtarit”./TCh

Share This:

Tags: Franca LO Paris 2024
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë

6 May 2026
Futboll

Ramadan Ahmeti – një histori e artë

6 May 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller

6 May 2026
Lajme

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit

6 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Rikujtim/Sesion informues për studentët – Mundësi për

24 March 2026

Rikujtim/Sesion informues për studentët – Mundësi për studime në Francë. Të nderuar studentë, Ju

Sport Sporte tjera

Sot dita e Hana Beiqit, garuesja e

3 August 2024

Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit e cila do ta përfaqësojë Kosovën në

Sport Sporte tjera

Lojërave Olimpike Paris 2024, kjo është renditja

1 August 2024

Ka përfunduar edhe dita e shtatë e Lojërave Olimpike, me shumë sporte që zhvilluan

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.