Thursday 19 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zbardhet agjenda në mbledhjen e Bordit të Paqes, fjalim edhe Kryeministri Rama

Nëna e argjentinases thotë se do t’i drejtohen Apelit për të kërkuar burgim të përjetshëm

Nis muaji i Ramazanit, Ambasada Amerikane: Urimet më të mira besimtarëve myslimanë

Diskutohet bashkëpunimi mes UKZ-së dhe Akademisë Diplomatike të Kosovës

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e parë

Dita e ndeshjes: Drita–Celje, kampionët e Kosovës në kërkim të një hapi historik në Evropë

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit – në Gjilan dy persona janë ndaluar dhe

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë

Prishtinë: Ndryshon orari i mensës dhe konvikteve gjatë muajit të Ramazanit

Parashikimi i motit për të enjten, 19 shkurt 2026

 Shkruan: Çun Lajçi – Dje kam dalë n’Sheshin Nana Tereze, por jo me shetitë!
Uncategorised

Shkruan: Çun Lajçi – Dje kam dalë n’Sheshin Nana Tereze, por jo me shetitë!

4 July 2024 0 Comment 5 min read

AA

Asnji fjalë s’po e dredhoj dhe hiç s’po m’vjen marre me shplue përditshmëninë time, se ajo asht vetëm e imja, çfardoqoftë.

Dje kam dalë n’shesh, dhe kuferin me rrota e kam ngre trotuareve që nga përmendorja e Klintonit. Sharkinë e vogël, ate të vjetrën, me zanin e hollë e kam marrë që t’ia cingëroj telat, kur t’me kthehen n’kujtesë gjurmët që i kam lanë asaj shetitoreje para 50 vitësh! N’hije e kam vu stolin e plastikës të cilin e kam ble vjet, të Medreseja e vjetër.

Libra mora, por jo me shitë, edhe pse për shitje janë, se ishte ditë zie për gjeniun e letrave e s’dojsha as me shitë as me i ra sharkisë, por nji gazetare për kulturë e KTV -së, ka kohë që me lutë për një intervistë me libra e sharki n’rrugë, dhe dje e zgjodha ditën, kur duhej me folë, sepse shkrimtarët kurrë nuk heshtin, ata edhe kur nuk flasin shkruejnë, edhe kur s’jetojnë janë të gjallë, dhe mendova; – Kadare nuk e meriton heshtjen. Ato kala librash, ai mauzole dijesh, ai gjenialitet duhet të jetë ma i gjallë se kurrë, dhe i cingërova telat hollë, o sa hollë i rashë sharkisë e sa mallshëm fola për jetën time dhe ‘psehin’ e daljes në shesh me libra!

– Ata m’kan harrue! Ata që bajnë kulturë! Ata që u rritën në ket qytet me rolet e mia, madje edhe me do kangë arkaike n’penin e lahutës, krjtësisht m’kan harrue!

– Ata kalojnë para kuferit tim, por e kthejnë kokën anash, s’duan t’me shohin, s’duan t’më numërojnë ndër të gjallët!

Librat bani pikë e pesë hijës së pemës, thashë, si zogjët e pulës i shpërndajë, dhe këndo vajshëm e mallshëm për djalin, për vajzën, për nusën, për mustakbardhin pa qime n’kokë.

Tregoju se je gjallë, se merr frymë, se me 8 dekada n’shpatulla ti ecë akoma pa shtagë, se kthjellët sheh, se hollë mendon, se dora nuk të dridhet, se rrallë kollitësh!

Kur të lodhesh nxjerre stolin e plastikës dhe ulu n’hijen e blinit e merr frymë, kënaqu, si bleta thithe aromën e luleve blinore dhe … mos shit libra por cingëroja telat hollë sharkisë qindvjeçe!

Kujtoje nji prill që u thye, nji gjeneral që u çmend, nji plakë Nicë me thesin plot eshtna, nji Doruntinë që priste të vllain, nji dimën të randë mbi atdheun gri dhe nji Çun që po plaket rrugëve!

Kujto, këndo e mos qaj! Bahi gur kronikash dhe buzëqesh.

Le të të shohin, sytë le të iu dhamin, le të thonë; – uh këtij nanë ia … po sa drejt rrika ulun n’stol!

Dje isha në Sheshin Nana Tereze, por jo me shetitë, se nuk ia kam rendin sevdasë, por me fitua bukën me shkronja dhe e takova djalin e Hazirit, Sabriun, atë zhiganin që nuk plaket.

S’di çka ban me ato flokë, që nuk i thihen, por me përqafoi dhe e bleu nji libër. Hej, 140 eu e pagoi librin!

Menjiherë e mbylla kuferin dhe ika! Unë dje e pata për detyrë me iu tregua se jam gjallë dhe i fortë, madje në pritje t’rolit jetësor, që s’do t’vij kurrë, e di, sepse m’kan fshi nga të gjallët, dhe menzi presin të shkruajnë ndonji letër morti, siç po shkruaj unë për gjeniun Kadare!

04.07.2024

Share This:

Tags: Cun Lajqi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Zbardhet agjenda në mbledhjen e Bordit të

19 February 2026
Lajme

Nëna e argjentinases thotë se do t’i

19 February 2026
Arte tjera

Shkruan, Çun Lajçi: Dikush më kërkoi të

19 February 2026
Ciceroni

Nis muaji i Ramazanit, Ambasada Amerikane: Urimet

19 February 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.