![Nis parakalimi i ushtarëve të FSK-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/06/441783819_485399967238525_4491508764450529894_n-1-850x560.jpg)
Nis parakalimi i ushtarëve të FSK-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës
Në sheshet e Prishtinës ka nisur parakalimi i trupave të FSK-së dhe atyre të Policisë së Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Dhjetëra ushtarë të FSK-së janë bërë pjesë e parakalimit për nder të Ditës së Çlirimit.
Përgjatë parakalimit do të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.
Ndryshe, 25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas një fushate ajrore 78-ditëshe kundër caqeve ushtarake e policore serbe.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2024/06/441783819_485399967238525_4491508764450529894_n-1-1024x768.jpg)
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)