![Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/06/grup.jpg)
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, kanë arritur sot shëndosh e mirë në Aeroportin e Xhides.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Në pritje të tyre kishin dalë udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit nga Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët menjëherë i kanë nisur besimtarët drejt Mekës.
“Sapo të akomodohen në hotel, ata në grupe-grupe, do ta vizitojnë Qabenë e bekuar për ta kryer umren dhe për t’u liruar nga ihrami”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)