Friday 31 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni – Dekretimi pa shumicë: kur forma e mposht qëllimin e

Ndërron jetë punëtori që aksidentalisht ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjilan

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Kurti: Do të shkoj me optimizëm dhe konstruktivitet në takimin te presidentja

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar

Lajmi i Fundi: LDK dhe PDK në Gjilan nënshkrujnë marrëveshje paraprake qeversëse

Kurti: Nga nëntori pensionet rriten nga 120 euro në 150 euro, shtesat për fëmijët do

Kosovare Asllani me 200 paraqitje për Suedinë

Me marshin sensibilizues për kancerin e gjirit, përmbyllen aktivitet e muajit “Rozë”

 Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Lajme

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

19 May 2024 0 Comment 4 min read

AA

Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje.

Një dokument i Ministrisë së Drejtësisë i cili parasheh funksionimin e panelit që shqyrton rastet e adoptimit, mbetet në konsultim publik.

Së paku 50 është numri i fëmijëve në Kosovë që presin të adoptohen e të bëhen me familje.

Por trefish më i madh është numri i familjeve që janë të gatshme të adoptojnë.

Përderisa, akoma në konsultim publik deri kah fundi i këtij muaji mbetet rregullorja e Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e panelit për adoptim të fëmijëve.

Përveç brenda Kosovës, ky panel trajton edhe kërkesat për adoptim nga jashtë, thotë këshilltarja në këtë institucion të drejtësisë, Vlora Limani-Hajnuni.

“Ka për obligim dhe për detyrë, të shqyrtojë të gjitha lëndët e adoptimit, qoftë të familjeve që janë të gatshëm për adoptim qoftë të fëmijëve që kanë nevojë të adoptohen. Ky panel shqyrton të gjitha lëndët e adoptmit qoftë vendore qoftë ndërkombëtare,” u shpreh Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Vlora Limani Hajnuni për TV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Sipas dokumentit, për të gjitha kërkesat pro ose kundër adoptimit, do të vendosin 5 persona, që duhet të vijnë nga institucione të caktuara, përfshirë shoqërinë civile.

“Paneli për Adoptim emërohet me vendim të Ministrit të Drejtësisë, dhe përbëhet nga pesë anëtarëve, si në vijim: Tre përfaqësues nga Departamenti përkatës për Politikat e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, një përfaqësues nga Qendrat për Punë Sociale dhe një përfaqësues nga Organizatat Joqeveritare,” thuhet në projekt rregulloren për funksionimin e panelit për adpotim.

Paneli në fjalë do të ketë kompetenca të mëdha, me mundësi që të largojë një familje e cila potencialisht mund të bëhej adoptuese, për disa arsye.

“Paneli jep mendim për largimin nga regjistri të familjes së mundshme për adoptim, e cila pa arsye dhe argumente të bazuara, e refuzon fëmijën që i është propozuar për adoptim. Paneli mund t’ua marr përparësinë në Regjistër familjes së mundshme për adoptim vendor, e cila refuzon fëmijën që iu është propozuar për adoptim”.

Për adoptimin e fëmijëve, sipas ligjit, fillimisht kanë përparësi anëtarët e familjes biologjike, e pastaj qytetarët brenda, Kosovës përderisa duhet përmbushur edhe një sërë kriteresh tjera.

Share This:

Tags: Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte tjera

Mr. Avni Behluli: Ibrahim Kodra, kolosi shqiptar

31 October 2025
Lajme

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni – Dekretimi

31 October 2025
Lajme

Ndërron jetë punëtori që aksidentalisht ra nga

31 October 2025
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

31 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

“Bllokim i pagave, pensioneve…”, çfarë ndodh nëse

23 October 2025

Kosova hyri në vitin 2025 e vetëdijshme që do të kishte zgjedhje parlamentare, por

Lajme

Kurti takohet me Kryeministrin britanik Starmer

22 October 2025

Pas përfundimit të sesioneve të Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, në Londër,

Lajme

FSK po realizon ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”

22 October 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.