Friday 7 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

 Lansohet platforma “Made in Kosova“, vlerësohet iniciativa e MPJD-së
Lajme

Lansohet platforma “Made in Kosova“, vlerësohet iniciativa e MPJD-së

15 May 2024 0 Comment 5 min read

AA

Prishtinë, 14 maj 2024 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka lancuar platformën “Made in Kosova“- (MiK), qëllimi kryesor i së cilës është që t’i mundësojë bizneseve kosovare të zgjerohen në tregje të reja ndërkombëtare dhe gjithashtu të promovojë investime direkte të huaja në Kosovë.

Në ceremoninë kryesore të prezantimit të platformës kanë marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, znj. Donika Gërvalla, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi dhe z. Kreshnik Ahmeti, përfaqësues të shoqatave nga sektorë të ndryshëm të biznesit si dhe mysafirë të tjerë.

Ministrja Gërvalla në fjalën e saj hyrëse ka thënë se kjo platformë ka për qëllim të promovojë jashtë vendit potencialin e jashtëzakonshëm kulturor, ekonomik, por edhe turistik të Republikës së Kosovës.

MiK-u, tha ministrja Gërvalla do të jetë një dritare virtuale fillimisht nëpër misionet diplomatike të Kosovës, duke paraqitur në skenën ndërkombëtare dhe para gjithë botës prodhimet vendase dhe kulturën e vendit tonë.

Duke folur për platformën, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se MiK përmban informata të detajuara mbi dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra që jo vetëm i shërbejnë investitorëve potencialë, por që tregojnë transparencën me të cilën qeveriset shteti ynë.

“Ajo është dritare digjitale institucionale për shumë miq jashtë vendit, që janë të interesuar të mësojnë më shumë për realitetin e potencialin tonë ekonomik, kulturor e turistik”, u shpreh Kryeministri Kurti.

Përderisa e uroi Kosovën për krijimin e një platformë të tillë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, u shpreh se kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës, duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit potencial.

Në vazhdim, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, prezantoi konceptin e platformës dhe këndit „Made in Kosova“ dhe i shprehi falënderime të veçanta për bashkëpunimin e të gjithë hisedarëve dhe për kontributin që ata kanë dhënë për realizimin e MiK-ut, duke përfshirë këtu Odat Ekonomike, festivalet dhe OJQ të ndryshme, të cilat edhe e kanë bërë të mundur këtë projekt.

Pas prezantimit zyrtar të kësaj platforme nga z. Leart Zogjani nga Skins Agency, u mbajt edhe paneli i diskutimit i titulluar: „Bashkëpunimi me sektorin privat për promovimin e potencialit ekonomik të Kosovës: Roli i Misioneve Diplomatike dhe Konsullore“ dhe ku morën pjesë Drejtorja Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës/SHPDK, Arjeta Pozhegu, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), z. Hartim Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e Kllasterit Prefab Kosova, znj Sytrime Dërvisholli, Menaxheri i Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës “ENOLOGJIA”, z. Hamez Rama dhe Shefi i Projektit “USAID Kosovo Compete Activity”, z. Skender Rama.

Në fund të kësaj ngjarje, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj Donika Gërvalla dhe Drejtorja Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës/SHPDK, Arjeta Pozhegu, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për krijimin e këndit të veçantë brenda Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës.

Share This:

Tags: MPJD
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i

6 August 2026
Lajme

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj –

6 August 2026
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.