Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

LAJMI I FUNDIT/Portugalia, shteti i radhës që njeh Palestinën

AAK Dardanë – 174 – Burim Prekorogja nr. 7

EXKLUZIVE! – Kanadaja njeh Palestinën shtet!

AAK Dardanë – Burim Prekorogja – Numri 7

Serbia i shpall luftë diplomatike Kosovës, analistët: Vetëm teatër politik

“Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i lartë se në gusht 2024”

Kryetari Haliti merr pjesë në “Takimet e Dom Mikelit 2025”

Pensionohet profesori i shkollës së mesme ekonomike – Fatmir Shkodra, vlrësohet lart kontributi në edukimin

LDK Gjilan: “Ne ecim bashkë me vizion me liderin e Lagjes së Vishnjeve, Demush Vokshi”

 Ceremonia e betimit, BE i reagon Siljanovskës që iu referua shtetit të saj si ‘Maqedoni’
Lajme

Ceremonia e betimit, BE i reagon Siljanovskës që iu referua shtetit të saj si ‘Maqedoni’

12 May 2024 0 Comment 4 min read

AA

Bashkimi Evropian ka reaguar pas ceremonisë së betimit të Gordana Siljanovska -Davkova në postin e Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut të cilës i është referuar vetëm si Maqedoni.

Po ashtu sot është kryer edhe ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së shefit të shtetit.
Por, kjo ka nxitur reagimin e Brukselit.

“BE shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të sotëm.

BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë” thuhet në reagimin nga Brukseli.

Marrëveshja e Prespës ishte arritur më 17 qershor 2018 midis Greqisë dhe Ish-Republikës Federale Jugosllave të Maqedonisë për të zgjidhur konfliktin ndërmjet tyre rreth emrit duke rezultuar në emrin e ri Maqedonia e Veriut.

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filipidu, e ftuar në seancë, u largua në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit gjatë betimit i referohej vendit si “Maqedoni”.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Greqisë, që thekson se kategorikisht përparimi i metejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

Njoftimi:

“Gjatë betimit të saj sot në Kuvend dhe përkundër faktit se në tekstin zyrtar të betimit që i diktohej vendi përmendej si “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Silianovska-Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj “Maqedoni”.

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare.

Qeveria greke, me gjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit”.

Share This:

Tags: BE MAqedonia e Veriut Siljanovska
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për

22 September 2025
Featured

Lëvizja VETËVENDOSJE! Kamenicë – Sokol Kastrati –

22 September 2025
Featured

Zgjedhjet Lokale 2025 – Partia “Vatra” Gjilan

22 September 2025
Lajme

LAJMI I FUNDIT/Portugalia, shteti i radhës që

21 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin

11 September 2025

Serbia gjatë dhjetë muajve të fundit ka arritur një nivel të ri të represionit,

Lajme

BE thirrje për konstituim sa më të

29 August 2025

Bashkimi Evropian ka mirëpritur faktin që pas disa muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës më

Lajme

Bislimi: BE-ja aprovon aplikimet në programin e

2 August 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se janë aprovuar aplikimet e Kosovës në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.