Tuesday 12 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në komunikacion, policia vazhdon hetimet

U regjistruan temperatura deri në 42°C – korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë

Policia konfirmon vrasjen në Hajvali, identifikohet i dyshuari

Suspendohen katër zyrtarë policorë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

Rasti i rëndë në Gjilan: Kjo është gjendja e të plagosurit

Kuvendi i FFK-së miratoi ndryshimet e nevojshme statutare

Gjykata e Gjilanit thotë se Mefail Shkodra nuk ka asnjë lëndë aktive

Shqiptarët që po hapin dyert e investimeve në Dubai – për herë të parë, një

Hapet ekspozita “Ndërmjet Ngjyrave” e 11 vjeçares Jara Ademi

Shkëndija në Azerbajxhan për mrekullinë e radhës

 “Muza e Agimit”, këtë vit i takoi poetit kumanovar, Fatos Rushitit
Kulturë Lajme Letërsi

“Muza e Agimit”, këtë vit i takoi poetit kumanovar, Fatos Rushitit

2 May 2024 0 Comment 4 min read

AA

Në fshatin Zhegër të Grykës së Karadakut, vendlindje e heroit të kombit, Agim Ramadani, u mbajt edicioni i radhës i pjesës letrare “Muza e Agimit”, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor, “Ditët e Agimit”.

Poetë të përzgjedhur nga Kosova, Shqipëria, dhe Republika veriore e Maqedonisë, të cilët sollën vlera të reja poetike, në ditën e dytë të këtij Manifestimi, i cili u mbajt në hapësirat e SHMU “Agim Ramadani, e që kishte edhe karakter garimi, i përshëndeti dhe iu dëshiroi mirëseardhje në vendlindjen e heroit, bashkudhëtarja e jetës së heroit, znj. Shukrije Ramadani.

Para shumë artdashësve si dhe Jurisë letrare në përbërje, Naime Beqiraj, Nexhat Rexha e Emin Azemi, për tri Çmime poetike “Muza e Agimit”, konkurruan: Ajne Iberhysaj (Deçan), Ardian Haziri (Viiti), Arsim Halili (Kosovë Lindore), Dhimitër Pojanaku (Pogradec), Etleva Tafa, (Tiranë), Engjëll Koliqi (Viti), Ibush Vishi (Kaçanik), Fatos Rushiti (Kumanovë), Mexhit Havolli (Podujevë), Muhamet Halili (Gjilan), Sabile Basha (Prishtinë), Selvete Abdullahu (Zhegër), Shqipe Hasani (Prishtinë), Xhelil Rrahmani si dhe Zanë Mali. Ndërsa jashtë konkurence lexuan: Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji, Naime Beqiraj, Xheladin Rexhepi e Sabit Rrustemi.

Juria letrare, e cila krijimet poetike të poetëve i kishte paraprakisht në vlerësim, pas leximit të tyre, në mënyrë unanime poezi fituese e shpalli atë të poetit kumanovar, Fatos Rushitit, me titull: ”Të shpejtoj civilizime”.

Me vendin e dytë e shpërbleu poezinë e Arsim Halilit nga Kosova Lindore, me titull, “A 33…”, ndërsa me atë të tretin, poezinë e poetes nga Tirana, Etleva Tafës, me titull: “Heronj të lindur në djep për liri e atdhe.

Organizatori i këtij Manifestimit tradicional i cili mbahet pandërprerë që nga viti 2001 e këndej, Shoqata kulturore “Ditët e Agimit”, me seli në Zhegër, nderoi me Mirënjohje edhe shkrimtarin e shquar nga kjo anë e Kosovës, Sabit Rrustemin, për kontributin e dhënë në themelimin dhe mbajtjen e këtyre takimeve, me rastin e 65 vjetorit të lindjes së tij.

Manifestimi tradicional kulturor, Ditët e Agimit”, po mbahet nën mbështetjen e Komunës së Gjilanit.

/Ars Club “Beqir Musliu” – Gjilan /

Share This:

Tags: Muza e Agimit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur

11 August 2025
Lajme

U regjistruan temperatura deri në 42°C –

11 August 2025
Lajme

Policia konfirmon vrasjen në Hajvali, identifikohet i

11 August 2025
Lajme

Suspendohen katër zyrtarë policorë lidhur me vrasjen

11 August 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi

Mbahet manifestimi letrar “Muza e Agimit”

2 May 2025

Është mbajtur edicioni i radhës i Orës Letrare “Muza e Agimit”, aktivitet letrar në

Kulturë Lajme Letërsi

Manifestimi “Ditët e Agimit 2024” – ora

6 May 2024

MUZA E AGIMIT 2024 – LISTA E POETËVE, TË CILËT KONKURRUAN PËR ÇMIMIN “MUZA

Kulturë Lajme

Poezitë e deshifruara dhe autorët konkurrues në

1 May 2023

Aktivitetet e Manifestimit “Ditët e Agimit 2023”, të cilat kanë filluar kohë më parë,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.