Thursday 7 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Aksion i Policisë në Gjilan: 161 motoçikleta të konfiskuara për një muaj

La Gjermaninë për Kosovën – Kirurgu Kushtrim Qerimi ligjëron në Velekincë

TELKOS dhuron mbi 200 tituj librash për Bibliotekën e UKZ-së

Delegacioni nga Gjilani dhe Kamenica takohet me biznesmenët shqiptarë në Bursa, ftesë për investime…

Përlepnica feston: ShFMU “Skënderbeu” shënon Ditën e Shkollës me program madhështor– raporton TV Gjilani

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes sime!”

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun e parë – Dr. Veton Salihi i jep

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë sportive, Sami Ademi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

 Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng në Serbi, faktori ndërkombëtar të rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë e tilla
Lajme

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng në Serbi, faktori ndërkombëtar të rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë e tilla

18 April 2024 0 Comment 5 min read

AA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës po vazhdojnë të mbahen peng nga Serbia. Osmani në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të kadetëve të Policisë së Kosovës,  i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje.

Presidentja e vendit tha se mizoritë e tilla duhet të ndalen.

“Përderisa po përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë se edhe në këtë momente pesë Policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovenist, Serbia. Prandaj i bëj thirrje të gjithë aleatëve tanë që të ngrisin zërin dhe të rrisin përpjekje që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoveniste kundër qytetarëve tanë dhe Policisë sonë. Jam e bindur se betimi i sotëm dhe të gjitha këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e mirë ndaj veprimeve të tilla”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur akt të paprecedent mbajtjen zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq dhe katër zyrtarëve policorë nga autoritetet serbe që nga dita e djeshme në Serbi.

Ai tha se ky është sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në Policinë e Kosovës.

“Sot ceremonisë i mungon zëvendësdrejtori nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq i cili dje është ndaluar dhe po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashë të Serbisë, ashtu siç po mbahen në Serbi edhe 4 zyrtarë të tjerë policor. Ky është një akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh drejtuar policisë së Kosovës. Ky është një sulm i drejtëpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në policinë e Kosovës, të cilët gjejnë vet guximin të na bashkohen në rrugën e përbashkët për shërbim e siguri për të gjithë qytetarët. Republika jonë është e përbashkët dhe çdo ditë e punës sonë duhet dedikuar forcimit të tij kolegëve të tjerë polic”, tha Sveçla.

Autoritetet serbe të mërkurën kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”. Kështu thanë autoritetet në Prishtinë, të cilat u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi, shtet në të cilin që nga mesnata, kosovarëve u është vështirësuar qarkullimi.

Kujtojmë se autoritetet serbe të mërkurën kanë ndaluar edhe autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.

Kështu thanë autoritetet në Prishtinë, të cilat u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi, shtet në të cilin që nga mesnata, kosovarëve u është vështirësuar qarkullimi.

MPJD i është drejtuar faktorit ndërkombëtar për bllokimin e shtetasve të Kosovës në territorin serb, ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, po ashtu njoftoi se për situatën e ka njoftuar edhe ndërmjetësin evropian të dialogut, Mirosllav Lajçak.

Bashkimi Evropian në një reagim tha se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

“Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Petar Stano.

Share This:

Tags: Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Aksion i Policisë në Gjilan: 161 motoçikleta

7 May 2026
Lajme

La Gjermaninë për Kosovën – Kirurgu Kushtrim

7 May 2026
Lajme

TELKOS dhuron mbi 200 tituj librash për

7 May 2026
Lajme

Delegacioni nga Gjilani dhe Kamenica takohet me

7 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilan: Vjosa Osmani në vizitë, pritet nga

13 April 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në Gjilan, ku është takuar

Ciceroni Featured Lajme

Pas largimit nga Presidenca, Vjosa Osmani shfaqet

11 April 2026

Vetëm pak ditë pasi përfundoi mandatin si presidente, Vjosa Osmani është shfaqur në Gjilan,

Arte Pamore Arte tjera Kulturë Lajme

Prof. Hajrush Fazliu nderohet me Medaljen Presidenciale

30 March 2026

Prof. Hajrush Fazliu, një prej figurave më të spikatura të artit të pikturës në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.