Wednesday 6 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë sportive, Sami Ademi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Gënjeshtra”– njofton TV Gjilani

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen për finalen e madhe

Arsenali e pren biletën për Budapest, finalisti i parë i Champions sivjet

Licencohen FC Drita dhe 9 klube tjera kosovare për garat evropiane, dy nga Superliga jo

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

 Baza ajrore e NATO-s në Shqipëri do të inaugurohet nesër
Lajme

Baza ajrore e NATO-s në Shqipëri do të inaugurohet nesër

3 March 2024 0 Comment 4 min read

AA

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga baza e ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, që pritet të inaugurohet këtë të hënë.

Sipas Peleshit, kjo bazë ajrore rrit profilin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, duke forcuar angazhimin e vendit tonë për siguri dhe paqe në rajon.

“Edhe 1 ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, një hap i madh në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake”, shkruan Peleshi.

“Ky zhvillim i rëndësishëm jo vetëm që rrit profilin tonë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin tonë për paqe dhe siguri në rajon”, përfundon Peleshi.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar dhe projektuar sipas kërkesave të NATO-s dhe ka kapacitet mbajtës të njëhershëm për 6 avionë reaktivë dhe 2 avionë transporti.

Operimi në bazën ajrore të Kuçovës, do të bëhet nga personeli i Forcës Ajrore, Personeli fiks i Bazës Ajrore të Kuçovës dhe personeli i NATO-s. Po ashtu, në vijim do të ketë edhe personel shtesë që do të vlerësohet në një fazë tjetër, sipas nevojave. Baza ajrore e Kuçovës, është përzgjedhur mes dhjetëra bazave të tjera ajrore të NATO-s, pasi ka pozicionin gjeostrategjik tejet të favorshëm në detin Mesdhe.

Kjo bazë është përzgjedhur ndërmjet dhjetëra bazave ajrore të NATO-s të tjera për t’u ndërtuar, projektuar dhe për të funksionuar si një bazë ajrore taktike. Kjo duke nisur nga pozicioni gjeografik, kushtet atmosferike dhe pozicioni gjeostrategjik, që ofron mundësi të për mbështetjen e forcave të NATO-s në të gjitha operacionet në krahun juglindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Baza e Kuçovës u ndërtua në vitin 1936 për uljen e avionëve italianë. Në vitin 1955 u bë bazë operacionale e Forcës Ajrore Shqiptare në kuadër të traktatit të Varshavës. Pas një periudhe fjetjeje, tashmë kjo bazë ajrore vihet në dispozicion të NATO-s.

Risi në këtë bazës ajrore do të jetë dhe instalimi i 3 dronëve “Bayraktar TB2”, të cilat u morën nga Shqipëria falë marrëveshjes të firmosur me Turqinë në vitin 2022. Droni është një mjet ajror luftarak pa pilot i prodhuar nga kompania turke e teknologjisë Bayraktar. Tri njësitë e para hynë në shërbim me Forcat e Armatosura Turke më 29 gusht 2021. Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij./atsh

Share This:

Tags: NATO Shqiperia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë

6 May 2026
Futboll

Ramadan Ahmeti – një histori e artë

6 May 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller

6 May 2026
Lajme

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit

6 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Vdes ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Servet

5 May 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Servet Pëllumbi, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës

Lajme

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet

30 April 2026

30 prill 2026| 21:10 – Kongresmeni Keith Self së bashku me Kongresmenin Ritchie Torres

Lajme

Gjasat e Kombëtareve për të shkuar në

25 March 2026

Asnjë kombëtare nuk e ka të sigurt kalimin drejt finales së play-off-it dhe më

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.